
Janë shumë, plot 4105 emra. Që të gjithë u larguan nga Shqipëria gjatë viteve 1900-1932 drejt tokës së premtuar. Kush ishte shqiptari i parë që shkeli në tokën amerikanë, si e ndoqën pas me mijëra të tjerë. Organizimi i tyre në SHBA e deri tek ngritja e organizatave patriotike. Lista e shqipatareve nga viti 1900-1932 4105 shqiptarët që ikën në SHBA Janë shumë,plot 4105 emra. Që të gjithë u larguan nga Shipëria gjatë viteve 1900-1932 drejt tokës së premtuar. Ndaj po botojme sot listën e plotë të të gjithë emigrantëve shqiptarë që disponon. Por shqiptarët që u larguan drejt Amerikës nuk ishin një komunitet pasiv. Shumë shpejt të 40 mijë shqiptarët që arritën në SHBA do të impenjoheshin fuqishëm në jetën e këtij shteti të ri të formuar rishtazi. Ndoshta shumë pak e dinë, por në konfliktin e parë botëror 3000 shqiptarë iu bashkuan ushtrisë amerikane duke iu përgjigjur thirrjes së shefit të marinës amerikane. Shumica e tyre nuk ishin të natyralizuar dhe akoma nuk kishin marrë nënshtetësinë amerikane.Por edhe pse ndodheshin larg Shqipërisë prapëseprapë ata punuan dhe luftuan për çështjen kombëtare. Mjafton të përmendim këtu se 30 mijë prej tyre të organizuar nga 80 degët e shoqërisë “Vatra” zbritën në rrugët e SHBA për të protestuar kundër vendimeve të Konferencës së Londrës. Por mbështetja për Shqipërinë nuk ishte vetëm politike, ajo ishte edhe ekonomike. Për nevojat dhe shpenzimet e delegacionit të Konferencës së Paqes në Paris shqiptarët mblodhën rreth 250 mijë dollarë, të cilët u vunë në dispozicion. Sipas historianit Haris Silajxhiç, shqiptarët e Amerikës u përfaqësuan në këtë Konferencë nga shoqëria “Vatra” dhe përfaqësuesi i saj ishte Mehmet Konica. Kryesisht pjesa më e madhe e shqiptarëve u përqendrua në shtetin e Nju Jorkut dhe në qytetet e Bostonit dhe Masaçusets. Kjo tendencë vazhdon edhe në ditët e sotme. Ndërkohë shqiptarët filluan të integroheshin edhe në jetën amerikane dhe brenda pak viteve ngritën në këmbë bizneset e tyre që konsistonin kryesisht në sektorin e shërbimeve. Por një pjesë e tyre që arrinte në 30 mijë nuk i rezistuan dot këtij realiteti për një kohë të gjatë dhe u kthyen prapa në Shqipëri.
1 Shqiptari Vuri këmbë në truallin amerikan në vitin 1876. Sipas disa burimeve, shqiptari ishte nga Korça dhe më pas ndërroi destinacion duke u spostuar në Amerikën e Jugut dhe duke përfunduar më pas në Argjentinë
2 Shqiptari Ishte shqiptari i dytë, i cili vuri këmbë në tokën amerikane në vitin 1889 ose në 1884. Ky ishte Koli (Nikolas) Kristofori. Është emigranti i parë shqiptarë që është regjistruar dhe i njihen gjeneralitetet.
42 Shqiptarë Është numri i shqiptarëve, të cilët jetonin në Amerikë në vitin 1900, në qytetin e Masaçusets. Origjina e këtyre shqiptarëve ishte kryesisht nga jugu i Shqipërisë. 50 Dollarë Ishte çmimi i një bilete udhëtimi nga Shqipëria drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mjeti transportues ishte vetëm anija dhe kryesisht portet nga niseshin emigrantët shqiptarë ishin ato të Italisë dhe Greqisë.
10-15 Veta Ishte numri i shqiptarëve, të cilët detyroheshin të banonin që të gjithë në një dhomë sapo mbërrinin në Shtetet e Bashkuara Amerikës. Dhoma mbante emrin konak dhe kishte shumë funksione si shtëpi, spital dhe shkollë.
625 shqiptarë ishte numri i shqiptarëve që sipas statistikave amerikane kishin emigruar dhe jetonin në shtetet e bashkuara në vitin 1910. Ky ishte grupi i parë shqiptarëve, të cilët kishin mbërritur dhe ishin integruar në jetën amerikane. 694 shqiptarë ishte numri i shqiptarëve, të cilit kishin arritur të emigronin nga Shqipëria për në SHBA gjatë tre viteve midis 1911-1914. Vetëm në këto tre vite në Amerikë kishin mbërritur vetëm 69 shqiptarë.
50 mijë është numri i shqiptarëve i llogaritur në fundin e Luftës së Parë Botërore. Këto shifra janë nxjerrë nga studiuesi Haris Silajxhiç. Një numër i madh ky, duke marrë parasysh numrin e vogël të popullsisë shqiptare të atyre viteve. 3 mijë është numri i shqiptarëve origjina e të cilëve ishte nga Veriu i Shqipërisë. Një fakt i panjohur ky, pasi kryesisht ata që emigronin në SHBA ishin kryesisht banorë të zonave jugore të vendit. 30 mijë ishte numri i shqiptarëve sipas Faik Konicës në vitin 1920. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë këtyre viteve pati një dyndje dhe një fluks të madh të shqiptarëve, të cilët largoheshin nga vendi i tyre i dërrmuar nga luftërat dhe konfliktet e armatosura. 1 mijë ishte numri i grave në vitin 1920, nga 30 mijë që ndodheshin në vitin 1920. Një shifër e rrallë që është bërë e mundur nga statistikat e shtetit amerikan. Por, megjithatë, një numër i vogël po të merret parasysh numri i madh i meshkujve. 7.4% ishte numri i shqiptarëve të natyralizuar në vitin 1920, të cilët kishin arritur të merrnin nënshtetësinë amerikane. Janë shqiptarët e parë që kanë marrë pasaportën dhe janë kthyer në amerikanë.
18.2% ishte përqindja e shqiptarëve, të cilët ishin analfabetë. Një shifër e lartë, por duhet marrë parasysh se në SHBA kishin emigruar shtresat më të varfra që kishin marrë udhën e largët për një jetë më të mirë.
You must be logged in to post a comment.