
COLUMBUS DAY PARADE IN CHICAGO
Bashkëngjitja dinjitoze dhe mahnitëse e shqiptarëve, në paradën e italianëve dhe italo amerikanëve në ditën “Kolumbus Day”, është motivuar nga pamundësia e shqiptaro – amerikanëve për të zhvilluar deri tani, ata vetë një paradë të këtillë, përmes një përvoje të drejtpërdrejtë. Thelbi i kësaj pjesmarrje të shqiptarve, është shumë i thjeshtë, e ai është uniteti ndërkomunitar, shpalosja në mënyrë dinjitoze, madhështore e mahnitëse, e disa nga vlerave dhe traditave tona kulturore artistike, të demostrura nërpërmjet flamurit tonë kombëtar, kuq e zi, ngjyrave të bukura e të larmishme të kostumeve popullore, melosin burimor shqiptar, dhe hijeshine dhe bukurine e madhe që sollën grupet e vallëtarve dhe këngëtarve popullor, të komunitetit. Ideja kryesore është që pas kësaj parade të italianëve, një ditë t’iu mundësohet edhe shqiptaro amerikanëve, një gjë e tillë.Parada e kesaj here ne chicago sjell rreth 150 grupime me bandat dhe flamujt e te gjitha etnive qe deshirojne te marrin pjese ne te.Promotori i kesaj pjesemarrje shqiptare ne chicago ka qene kurdohere shqiptaro amerikani z.Nick Vangel.Pergatitjet kane nisur ,thote zoti Nick i pyetur nga tviliret,shpresojme te kemi me shume shqiptare dhe akoma me shume biznese te tilla shqiptaro amerikane qe te shpalosim sa me fuqishem kete komunitet qe sa vjen dhe rritet si ne numer ashtu edhe si lob ekonomik ne chicago.Bashkepunimi dhe mireorganizimi varet edhe nga shoqatat e ndryshme shqipare qe operojne ne kete shtet ku sigurisht nje rol luan edhe media me sensibilizimin e kesaj parade vlerash dhe simbolesh,e mbyll ligjerimin e tij zoti Nik Vangel.Te shpresojme qe nje dite ne do te kemi paraden tone ku te ftuar te kemi italianet,qe nuk harrojne te na ftojne si fqinj te vjeter qe jemi mes nesh.
GEZIM MUHAJ




You must be logged in to post a comment.