Shkruan Dr Zef Brozi

Siç shkruan edhe Wall Street Journal, militantët islamikë filluan të vijnë në Shqipëri më 1992, pas humbjes së regjimit komunist. Dyndje e madhe nga vëndet arabe në Shqipëri. Pas futjes së Shqipërisë në Konferencën Islamike fillon edhe zbarkimi i terroristeve islamikë në Shqipëri. Sot mund të bëjmë edhe pyetjet: A mos vallë futja e Shqipërisë në Konferencën Islamike ishte pjesë e strategjisë së terroristëve islamike për të shtrirë rrjetin e tyre në Shqipëri? A mos vallë ishin rrjete të tilla terroriste që ia sugjeruan dhe e joshën Presidentin shqiptar për ta bërë nje akt të tillë në mënyrë të rrufeshme? Le të shpresojmë që nuk është kështu.
Presidenti u dha edhe shtetësinë shqiptare disa arabëve! Qeveria Meksi hoqi vizat e hyrjes në Shqipëri për arabët dhe vende të tjera islamike. Përse gjithë këto privilegje për botën islamike? Përse Shqipëria po kthehej në një han pa porta? Mos vallë Presidenti synonte ta kthente Shqipërinë në njëfarë Afganistani! Në vjeshtën e vitit 1992 e më pas vërshuan në vendin tonë të ashtuquajtur investitorë nga vende islamike që erdhën e ndërtuan qindra xhami, hapën themelet e një hoteli madhështor në një vend të zgjedhur afër Universitetit të Tiranës, (por që ai hotel akoma nuk është ndërtuar); vërshuan firma arabe të dyshimta dhe shoqata bamirëse islamike që i shtrinë kthetrat e tyre në pjesët më të mira të Shqipërise pasi kishin bekimin dhe ndihmën e pakursyer të Presidentit dhe të disa qeveritarëve shqiptarë. Mbase ka edhe ndonjë investitor serioz nga vendet islamike që mund të ketë ndërtuar ndonjë hotel apo hapur bisnes tjetër në Shqipëri dhe qe nuk ka lidhje me terroristet islamikë. Nëse ka, në këtë artikull unë nuk flas për këtë kategori.Një ndër bankat e para pas 1992 -it ishte BANKA ISLAMIKE, në zemër të kryeqytetit, në anë të Shëtitores Deshmorët e Kombit, jo larg nga Presidenca, pothuajse ngjitur me zyrat e Parlamentit dhe përballë godinës së Kryeministrisë, në një nga ish godinat e Komitetit Qendror te PPSH. Drejtuesit dhe investitorët e kësaj banke ishin ndër miqtë më të afërt të Presidentit Berisha…..Një përfitim tjetër i madh pas futjes në Konferencën Islamike ishte që disa vajza shqiptare, madje edhe ato 13-18 vjecare pranuan të vënë përçen pothuajse si ne Afganistan dhe ashtu dilnin edhe rrugëve të Tiranës së civilizuar. Dhe për këtë thuhej se investitorët dhe bamiresit islamike i paguanin me një shumë të hollash çdo muaj. Mbase duket e pabesueshme, por kjo është e vërtetë.Në vitet 1992-1997 vetëm Presidenti, Kryetari i SHIK-ut dhe i Shoqatës së Intelektualeve Islamikë të Tiranës, Bashkim Gazidede (në vitin 1997 ai do të arratisej dhe do të shkonte tek miqtë e tij në një vend islamik, të cilëve u sherbeu me përkushtim duke abuzuar detyren e tij në dëm të Shqipërisë), Kryeministri Meksi dhe Ministri i Rendit Musaraj e ndonjë tjetër duhet ta kenë ditur se shumë prej atyre miqve të largët mund të ishin pjese e rrjeteve terroriste islamike
Sic dihet nga viti 1992 deri në Gusht 1998 asnjë nga terroristet islamike që vepronin në Shqipëri nuk u arrestua dhe as u dorëzua. Madje qeveria shqiptare edhe në vitin 1998, siç pohon vete Kryetari i SHISH-it Fatos Klosi, hezitonte të zbatonte urdhërat e CIA-s dhe të organeve të tjera ndërkombëtare për arrestimin e këtyre terroristëve dhe ekstradimin e tyre… Vete shërbimi sekret shqiptar dhe organet e tjera të shtetit duhej e duhet ti parandalojë, të mos i lejojë të futen në Shqipëri, të zbulojë, arrestojë dhe ekstradojë apo asgjesojë terroristët e çdo ngjyre në Shqipëri.
/Gazeta InfoPress




You must be logged in to post a comment.