hundred-dollar-bill-called-c_71e480da09526815

KUSH JANE SHQIPTARET ME TE PASUR NE AMERIKE?

SHUME FLASIN DHE NUMEROJNE PARATE E TE TJEREVE POR FAKTET E KETUSHME JANE DEKLARIME FAKTIKE

 

 
Spiro Lena

Nese shqiptaret e Nju Jorkut diskutojne shpesh se cili eshte statusi
financiar dhe ecuria e biznesit te njerit apo tjetrit shqiptar, pothuajse te
gjithe ata bashkohen ne nje pike: Shqiptari me i pasur ne SHBA eshte Spiro Lena.
Por nese per statusin jane te gjithe dakort, per historine e tij pak
njerez dine te tregojne. I mbyllur dhe i larget per komunitetin, Lena per
shume vite e ka mbajtur veten si grek. Vitet e fundit ai eshte afruar disi,
por padyshim, ne rrethe shume te ngushta dhe ne raste shume te rralla. Ne moshe te thyer aktualisht, Lena duhet te kete emigruar nga Gjirokastra ne fillim ose ne mes te viteve ’40 – te. Askush nuk di te thote, por sipas te gjitha gjasave ai eshte nje emigrant politik i ikur per t’i shpetuar regjimit diktatorial te Hoxhes. Eshte vendosur ne SHBA ne fund te viteve ’40 – te ose ne fillim te ’50 – te dhe duket se fati ka qene bujar me te.
Eshte pasuruar kryesisht me shitblerjen e trojeve dhe banesave, nje biznes qe mori vrull ne Nju Jork sidomos ne fillimin e viteve ’70 – te. Aktualisht disponon shume pallate, godina, zyra si dhe 17 restorante te serise Wendys, shume te njohur ne SHBA. Jeton ne Nju Xhersi dhe pothuajse nuk ka asnje lidhje me komunitetin shqiptar.

Antoni Athanas

Nese komuniteti shqiptar ka nje figure qe e njohin dhe e nderojne te gjithe ai ka qene padyshim Antoni Athanas. Kampion i ceshtjes shqiptare, bamires i madh dhe biznesmen i suksesshem, Athanasi ishte rilindasi i fundit qe para pak viteve ndrroi jete ne SHBA. Historia e tij eshte e njohur ne atdhe. Ka lindur ne Korce me 1910, ne nje familje te zbritur nga Trebicka. Babai i tij menaxhonte ne qytet nje kafe qe quhej “Kafja e bilbilave” kur me 1915 vendosi te emigroje perfundimisht ne SHBA. I hipur mbi nje gomar, Athanasi u largua nga vendlindja e tij ku do te kthehej serish vetem 74 vjet me pas. Fillimisht u vendosen ne Bedford, nje qytet prane Bostonit ku ne ate kohe jetonte nje komunitet prej gati 50 familjesh shqiptare. Komuniteti qe perfshire fort ne levizjen patriotike dhe Antoni ende femije pati fatin te rritet duke degjuar bisedat e Fan Nolit, Faik Konices dhe mergimtareve te tjere.
Nje pjese te te cileve ai i ndihmoi jo pak kur u pasurua, qe nga viti 1940 e me pas. Karriera e tij nuk qe aspak e lehte. Punoi disa kohe ne restorante ne Boston e Nju Jork derisa me 1937 bleu restorantin e pare.
Cmimi i tij ishte 5 mije Usd dhe Athanasi u detyrua te paguaje ne dore 1800 dollaret e vetme qe kishte menjane. Por biznesi i restoranteve kishte qene i mbare. Pak vite me vone ai hapi nje te dyte, pastaj nje te trete dhe me 1962 ndertoi ate qe quhet perla e restoranteve te Athanasit, “Antony’s Pier 4”. Nje restorant luksoz i vendosur ne nje nga kalatat e portit te vjeter te Bostonit dhe qe shume shpejt do te behej i famshem ne SHBA. Biznesi i tij u shtua me shitblerje trojesh e banesash dhe aktualisht vazhdon nga kater djemte e tij. Por edhe biznesi i Athanasit nuk kaloi kaq thjeshte. Ne fillim te viteve ’90 – te, nje vendim gjyqi e detyroi ate t’i paguante si demshperblim nje firme japoneze afro 200 milion USD dhe kjo qe nje goditje jo e vogel. Ato para i fituam prap, thote Athanasi, qe ne moshem 91 vjecare vazhdoi te punoje ende.
Gjithmone ne humor, ai ke qene padyshim kapitulli me i rendesishem i historise se diaspores shqiptare ne Amerike. Nje kapitull nga ata qe veshtire te perseriten edhe nje here.

Xhim Xhema

Ndertues dhe shites i shtepive te luksit, Xhim Xhema ka shpenzuar nje pjese jo te vogel te veprimtarise se tij per krijimin e nje lobi pro shqiptar ne Uashington. Anetar i stafit elektoral te Ish kandidatit per President Bob
Doll kater vjet me pare, ai ka qene gjithmone aktiv per problemin e Kosoves.
Duket se ky aktivitet ka rene edhe ne sy te sherbimeve serbe. Ne nje nga
takimet e fundit me Hollbruk, Milloshevici e ka permendur emrin e tij si nje manipulues dhe dizinfomues te segmenteve te caktuara te politikes amerikane.
I ardhur nga Medvegja ne moshe te re, Xhema ka pasur fat ne biznes.

Xhejms Belushi

I lindur ne Nju Jork nga prinder Kolonjare, Belushi eshte perfaqesues i
femijve te brezit te vjeter, shumica e te cileve e kane Shqiperine me shume nje amanet familjar se sa nje shqetesim real. Aktor i njohur ne bote, ai ka pak ose aspak lidhje me komunitetin shqiptar. Me 1995 erdhi per here te pare ne Shqiperi dhe po ate vit, gjate nje vizite zyrtare ne SHBA takoi Presidentin Berisha. Babai i tij, Adem Belushi, i vdekur pak kohe me pare, ka qene deri ne fund aktiv ne komunitetin shqiptar.

Ricard Lukaj

I panjohur deri pak kohe me pare, Ricard Lukaj eshte ylli i ri i komunitetit
shqiptar ne Nju Jork. Ne fare pak muaj ai ka arritur gjithcka mund te
arrihej ne nje jete dhe mbi te gjitha kur sapo ka mbushur 31 vjec. Lukaj
eshte modeli tipik i amerikanit te suksesshem te shekullit te XXI. Eshte
bere milioner pa mbushur 31 vjec; ka njohur nje sukses te padiskutueshem ne nje nga firmat me te medha amerikane te konsulitimit dhe investimeve; fotoja e tij eshte botuar ne kopertinen e njeres prej revistave me te medha financiare “Investment Dealers’ Digest”; eshte zgjedhur Kryetar i shoqates me te madhe te diaspores, Keshilli Kombetar Shqiptaro – Amerikan; eshte martuar ne qershor ne nje dasem luksoze, shpenzimet e te ciles kane befasuar shume vete ne qytetin e luksit; banon ne nje shtepi dhe nje apartament luksoz dhe nuk e ka pasur problem qe si bonus nga kompania e tij te marre disa kohe me pare nje shifer prej 5 milione dollaresh.

Por sukseset marramendese qe ka arritur ne dhjete vjet nuk e fshehin dot
femijerine e tij te veshtire. I ftohte ne marredheniet me shtypin, Lukaj i
ka dhene sidoqofte nje material interesant mbi jeten e tij Kryeredatorit te
“Illyrias” se Nju Jorkut, Vehbi Bajrami. Ka lindur ne vitin 1969 ne nje kamp refugjatesh ne Itali, nga nje familje qe ishte larguar prej Malit te Zi. Tre vjecar erdhi ne Amerike dhe per shume vite banoi ne nje zone te ashper te Manhatanit. Duket se djali i ri kishte zgjedhur rruge tjeter nga ajo qe besonin prinderit e tij. Mbaroi te gjitha hallkat e shkollimit me rezultate befasuese dhe 21 vjecar u diplomua per ekonomi dhe finance ne NY University. Dhjete vjet me pare filloi te punoje per “Bear Stearns”, nje kompani 75 vjecare amerikane e konsultimit.
Ne fillimet e tij Lukaj kerkoi te ndihmoje Shqiperine. Kryeministri Meksi vizitoi nje here zyren e tij, por pas kesaj, gjithe vemendja e tij ngeli jetime. Kompania u orientua ne Rusi ku me sa duket pati fat. Lukaj eshte aktualisht nje nga njerezit me te rendesishem te saj dhe duket se fama e tij sapo ka filluar. Fati do ta ndjeke pas kete djale 31 vjecar, qe me shume se kushdo tjeter po behet misherues i suksesit
te vjeter amerikan, ne shekullin e ri.

Bardhyl Quku

Rezident prej disa vitesh ne Florida, Bardhyl Quku, nuk mungon ne asnje prej aktiviteteve te Komunitetit Shqiptar. Burre ne moshe tashme, ai reflekton enderren e vdekur te te atit dhe shansin qe mund te te jape nje vend si amerika. Pronar i nje kompanie te vendosur ne World Trade Center, Quku ka pasur suksese kryesisht ne burse. Historia e tij eshte ajo tipike e nje familjeje emigranti politik. Babai, Faik Quku ishte nje nga komandantet dhe figurat me te njohura te Ballit Kombetar ne Shqiperine e Luftes se Dyte Boterore.
Me 1944 ai emigroi se bashku me familjen ne Itali, ne nje kamp
refugjatesh te se ciles u rrit edhe Bardhyli. Ai mban mend ende figurat e
njohura te historise se Shqiperise qe vertiteshin ne ate kamp te vogel, te
lodhur nga humbja dhe te mberthyer nga trishtimi. Ne fillim te viteve ’50 –
te familja emigroi ne SHBA dhe Bardhyli i ri nuk i la pas shanset qe ju
afruan. Babai, qe kishte siguruar tashme nje vend ne historine e Shqiperise, vdiq ne fund te viteve ’50 – te, i trishtuar qe e kishin detyruar te largohej nga vendi qe donte aq shume. Bardhyl Quku u be shpejt milioner dhe qe nga ajo kohe vazhdon ende te mbaje ne kembe nje kompani me emer dhe fitim te madh. Pas vitit 1990 ka vizituar disa here Shqiperine dhe sidomos
Shkodren, ku banojne ende te aferm te tij.

Ekrem Bardha

Ne Shqiperi emri i Bardhes eshte i lidhur ngushte me kompleksin “Piazza”,
por ne komunitetin shqiptar te SHBA – se ai njihet me shume si pronar i disa McDonald – s dhe si biznesmen i suksesshem ne Detroit. Koleksioni pronave te tij eshte pasuruar ne dy vitet e fundit edhe me gazeten “Illyria”, nje periodike ne shqip dhe anglisht, me e madhja dhe thuajse e vetmja qe del rregullisht per shqiptaret e amerikes. Ndryshe nga emrat e tjere te permendur deri tani, Bardha eshte i njohur ne Shqiperi. Ai eshte nga te paktit perfaqesues te diaspores qe ka investuar atje dhe i vetmi ne permasa te tilla.
Ekrem Bardha eshte vendosur ne Amerike ne fund te viteve ’50 – te. I ri, ai arriti te arratiset nga fshati i tij ne Kolonje dhe pas nje qendrimi te
shkurter ne Greqi u transferua ne SHBA.
Marredheniet e familjes se tij me
regjimin komunist nuk kane qene aspak per t’i lakmuar dhe nje vella i tij
eshte vrare gjate luftes ne formacionet nacionaliste. Bardha eshte
aktualisht nje nga biznesmenet me aktive ne komunitetin shqiptar te
amerikes.
Nazar Mehmeti

Banor i shtetit te pasur amerikan te Teksasit, Nazar Mehmeti eshte
perfaqesues i shqiptareve te ish Jugosllavise qe u transferuan ne SHBA ne
vitet ’60 – te. I lindur ne Prespe, ai u vendos ne SHBA ne nje moshe te re,
duke arritur qe ne tre dhjete vjecare te behet nje nga shqiptaret me te
pasur te kontinentit te ri. Pronar restorantesh dhe klubesh nate ne shtetin
jugor, ka qene gjithmone dhe nje pjestar aktiv i komunitetit. Gjate luftes se pranveres 1999 me Kosove ai ishte i vetmi qe dhuroi 1 milion USD. Shtypi shqiptar i Maqedonise nuk ka harruar te shenoje ne dy vitet e fundit se nje shifer te konsiderueshme ai ka dhene edhe per Universitetin e Tetoves.

Sten Dragoti

Nje tjeter emer i njohur. Djale i nje familjeje qe emigroi nga Dragoti i
Tepelenes ne vitet e fundit para luftes se dyte, ai arriti te fitoje fame ne
SHBA si regjisor reklamash. Eshte marre me prodhime filmash, ka lujtur vete dhe ka bere nje jete mes artistesh, por deri ne mes te viteve ’90 – te nuk ka pasur ndonje lidhje me Shqiperine. Me 1996 beri nje vizite ne Shqiperi dhe pas kesaj disa here ka marre pjese ne aktivitetet e komunitetit. Aktualisht merret me prodhimin e reklamave dhe banon ne Nju Jork, ne nje nga lagjet me luksoze te qytetit.

Stiv Duni

Ne moshe te thyer, Stiv Duni ka qene nje avokat i suksesshem ne qytetin e tij. Bashkpartner i nje firme juridike te njohur ne SHBA, Wissershat & Taft, ai nuk ka pasur lidhje te vecanta me komunitetin shqiptar ne amerike. Ka vendosur disa lidhje me Shqiperine, dhe ka dhene nje kontribut jo te vogel per ngritjen e Fondit Shqiptaro – Amerikan .

Nje emer i njohur i shqiptareve, Duni emigroi se bashku me familjen nga
Vithkuqi i Korces ne fund te viteve ’30 – te. Ai u be perfaqesuesi i pare i
shqiptareve qe u shkolluan ne SHBA. Duke pare ecurine e tij dhe duke e pare se vinte nga nje familje e varfer emigrantesh, universiteti pranoi t’i
paguaje bursen e studimit. Diploma i solli atij shume fat ne jete. Pasi u
pasurua i ktheu shkolles te gjitha shpenzimet qe kishte bere per te dhe ne
shenje mirenjohjeje prej shume vitesh paguan ne ate universitet shpenzimet per nje student.

Piter Kol

Femije emigroi se bashku me familjen nga Alarupi i Pogradecit. U diplomua si Inxhinier dhe me vone hapi biznesin e tij. Aktualisht eshte pronari ne Ohajo i nje sistemi Unizash te quajtura “Paramount Steel Company”.
Duke dashur te beje dicka per qytetin e tij, ne fillim te viteve ’90 – te
ndertoi dhe pajisi nje biblioteke model ne qytetin e Pogradecit.
Fatkeqesisht, gjate ngjarjeve te 1997 biblioteka u plackit dhe me pas u
dogj.

Piter Norman

Nje tjeter perfaqesues i brezit te pare te shkolluar ne SHBA. Me origjine
nga Korca ai lindi ne amerike. U diplomua ne drejtesi dhe per shume vite ka qene bashkepronar ne nje firme te njohur. Gjate fushates presidenciale te ketij viti ishte shef i shtabit elektoral te Xh.W. Bushit per shtetin e Nju Hampshire.

Turhan dhe Bardhyl Tirana

Pak te lidhur per komunitetin, dy vellezerit Tirana, kane sidoqofte nje
histori te vecante. Babai i tyre, Rifat Tirana u shkollua ne Stamboll dhe
prej andej emigroi ne SHBA. U martua me nje angleze dhe filloi te punonte per qeverine Amerikane. Vdiq gjate nje sherbimi pune ne Spanje ne moshe te re. Njeri nga djemte e tij, Bardhyl Tirana, u diplomua si avokat dhe u involvua ne proceset politike amerikane si demokrat. Ka qene nje nga drejtuesit e fushates elektorale te Presidentit Karter ne vitin 1976 dhe pjestar i administrates se larte te tij. Aktualisht punon ne profesionin e tij.
Vellai tjeter, Turhan Tirana eshte bankier dhe ka pasur sukses ne
aktivitetin e tij. Nuk kane pasur lidhje me Shqiperine dhe as me komunitetin shqiptar ne SHBA.

SHKRUAR NGA BLEDI FEVZIU

Trending