Indian-American’s-Moon-Express-300x300

20milion dollare cmimi nga google

 

 

Kompania private “Moon Express” arriti të marrë nga Administrata e Aviacionit Federal (FAA) të SHBA-së, lejen për të dërguar një sondë në Hënë, ndërsa garon për çmimin “Google Lunar X Prize”.Kështu në fund të 2017-s, gati 50 vite nga arritja e “Apollo 11”, shtetasit e SHBA-së do ta shikojnë sërish flamurin, i cili valëvitet në satelitin e tokës.Dhe nëse “Moon Express”, do t’ia arrijë qëllimit, atëherë do të çojë në shtëpi çmimin prej 20 milionë dollarësh të cilin e jep Google, shkruan Focus.it.Përveç çmimit, misioni i kësaj sipërmarrjeje të re hapësinore u sqarua saktë nga presidenti i kompanisë, Naveen Jain, i cili, duke ripërsëritur ish-presidentin e SHBA-së, John Kennedy, pohoi: “Ne duam që të shkojmë në Hënë jo sepse është e lehtë, por sepse është një biznes i mirë”. Dikur ish-kreu i shtetit amerikan tha: “sepse është e vështirë”Mundësia për të dërguar lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt robotë dhe platforma në Hënë është një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik. Sateliti ynë është ende i paeksploruar mirë dhe u shërben shkencëtarëve për të bërë të tjera kërkime, eksperimente të vështira, shfrytëzim të mineraleve dhe në vazhdimësi, zhvillim turistik.
Kush do ta marrë Hënën?“Moon Express” është një nga 16 kompanitë e regjistruara të X Prize, të krijuar në 2007, por përgjatë viteve, gati të gjitha ato u tërhoqën. Mes atyre që kanë ngelur është edhe kompania izraelite “SpaceIL”, që duket se nuk është larg fitimit të çmimit dhe të garës me amerikanët, të cilët e kanë prenotuar tashmë një hedhje të sondës.Edhe administratorët e “SpaceIL” nuk e fshehin shansin e madh që kanë për të rimarrë vetë Hënën, e cila do t’u japë shumë mundësi biznesiE gjitha kjo sjell me vete pyetje të shumta. E para është se cilat rregulla duhet që të ndiqen për shfrytëzimin dhe kolonizimin e Hënës?Aktualisht ekziston një Traktat për hapësirën ekstra-atmosferike i përpiluar në vitin 1967, por që atëherë gjërat kanë ndryshuar dhe nuk është e vështirë që të imagjinosh që shumë të “ardhur të rinj” në hapësirë nuk i njohin ato rregulla.

Trending