3758C50800000578-3746374-image-a-5_1471491861970

 

Tmerri dhe tragjedia që ka sjellë lufta në Siri është treguar më së miri në një fotografi të publikuar, e cila ka prekur zemrat e miliona personave në mbarë botën.

Në të tregohet një fëmijë 5-vjeçar i plagosur, ulur në një karrige brenda një ambulance.

Për fat të mirë lëndimet e pësuara janë të një shkalle të ulët, por në sytë e tij është i gjithë tmerri i luftës civile që ka përfshirë Sirinë nga viti 2011. Kështu, ky i pafajshëm i vogël, i ulur në ambulancë, ndërsa rreth tij ka kaos pas sulmeve ajrore, bëhet simboli i ri i një tragjedie që ka prekur edhe të miturit si viktima të para.

Ishin aktivistët e opozitës siriane ata që shpërndanë këtë video dramatike të xhiruar nga Alepo Media Center dhe e bërë virale në ueb brenda pak orësh. 5-vjeçari Omran Daqneesh, është shpëtuar nga rrënojat e ndërtesave pas një sulmi shkatërrues ajror në qytetin e tij të ndarë mes rebelëve dhe qeverisë dhe i shndërruar në teatër të vazhdueshëm bombardimesh. Fytyra e tij e mbuluar me gjak dhe trupi i vogël me pluhur nga koka te këmbët, tregojnë më shumë se një mijë fjalë luftën që po zhvillohet në Siri.

 

Trending