
“Artikulli është botuar në vitin 1941 dhe së voni është përfshirë edhe në librin ‘The Blaze in the Balkans’, por tregon për jetën e shqiptarëve në kohën pas pavarësisë së Shqipërisë. Qëllimi i Durhamit, në këtë artikull, është njoftimi i lexuesit anglez me jetën e atëhershme të shqiptarëve të Shkodrës dhe rrethinës, një vend shumë i dashur për Durhamin. Durham shkruan se si kanë jetuar shqiptarët në fshatra e qytete, çfarë shtëpia kanë patur, çfarë ushqimi kanë ngrënë, çka kanë veshur, çka kanë punuar, si i shiste Biblat në Shqipëri të cilat i lexonin myslimanët e të krishterët, dhe më në fund pse u tërhoq Anglo-Persian Oil Company nga Shqipëria”, ka thotë studiuesi dhe publicisti, Daut Dauti.
“Shqipëria
Burimi kryesor i jetës në male janë kopetë e deleve dhe dhive por, në një mënyrë më të vogël, edhe i lopëve. Për to kujdesen kryesisht burrat të cilët e kultivojnë edhe tokën. Qumështi i dhisë preferohet ndaj atij të lopës dhe është ushqimi kryesor i malësorëve. Qumështin e përdorin të vluar ose të nxehtë nga një kazan i hekurt. Qumështi përdoret edhe i thartuar, i cili quhet kos, dhe është ushqim i favorizuar që shoqërohet me bukë të misrit. Mishi kryesisht përdoret gjatë festave. Gjatë ditëve të pazarit burrat zbresin në Shkodër, ndoshta duke i bërë edhe nga tri ditë rrugë, me dele e dhi, të cilat i ndërrojnë me mallëra ose i shesin me para të gatshme.Puna e grave është shumë e vështirë. Ato duhet ta gatuajnë bukën e cila piqet në oxhak të gurtë dhe nën një mbulesë të hekurt mbi të cilin vendoset prush. Gratë fillojnë ta gatuajnë bukën në orën 4 të mëngjesit. Ato duhet ta sjellin ujin dhe drunjtë, të kujdesën për shpezët, të mjelin dhitë e delet, ta zënë kosin, dhe ta tjerrin leshin e dendur që përdoret për thurjen e rrobave të burrave dhe grave.Fushat afër qyteteve, që gjenden në një lartësi të mjaftueshme për të mos i kapur malaria, janë jashtëzakonisht të pëlleshme. Perimet janë të shumëllojshme dhe rriten pothuaj sa i shikon. Kungujt, patatet, domatet, batha, patëllxhanët, lakrat, qepët, preshtë e llojeve të ndryshme, i mbushin tregjet. Në pjesët e ulëta të rrëzë maleve rriten gështenjat sikur arrat dhe lajthitë. Ekzistojnë shumë ullishte cilësore, por një numër i madh i tyre është shkatërruar nga malazezët në Luftën Ballkanike të vitit 1912. Fiku dhe qershitë janë më të mirat që i kam shijuar ndonjëherë në jetën time. Edhe rrushi është i tillë dhe me bollëk, nga i cili prodhohet verë e mirë vendase.




You must be logged in to post a comment.