
itali – Tërmeti i ditës së mërkurë, 24 Gusht 2016 do të mbahet mend gjatë në histori. Lëkundjet e mëdha sizmike të orës 3:30 të mëngjesit të kësaj date kanë qenë fatale për një pjesë të madhe të banorëve të Ascoli.
Fatkeqësisht ky tërmet mori me vete shumë viktima, plagosi qindra të tjerë dhe shkatërroi pothuajse tërësisht panoramën e qytetit.
Njerëz të shumtë vajtojnë për humbjen e njerëzve të tyre të dashur, për të afërmit apo për të njohurit që mund të kishin në këtë qytet, i cili u bë “shkrumb e hi” nga tërmeti. Por jo vetëm ata vajtojnë….është edhe ky qen tanimë “jetim” që nuk i shkëputet për asnjë çast arkivolit të të ndjerit, pronarit të tij.
Kjo foto po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke treguar kështu edhe njëherë dhimbjen e madhe që përjeton Italia qendrore./tvklan.al




You must be logged in to post a comment.