
Nese keto dite nuk do te isha ne shqiperi mbase nuk do kisha fatin te degjoja diskutimin e nje projektligji mbi plehrat dhe blerjen e tyre nga kazanet e botes dhe demek perpunimin e tyre ne vend.
Degjoja deputetin e vetmuar te parlamentit Blushi dhe fjalia e tij plehrat do te votojne plehrat dhe cdo gje ne koke u mbush me ata plehrat qe shqiptaret per 25 vite i kane vervitur nga pallatet dhe i kane shtyre me kembe si topa futbolliA mendojne parlamentaret shqiptare dhe qeveria qe e ka sjelle te sponsorizuar kete projektligj se shqiptaret akoma nuk kane arritur te perpunojne plehrat e tyre ,se shqiptaret akoma nuk kane stabilizuar mendjen e tyre se plehrat mund ti hedhesh kudo dhe ti gjesh kudo.
nese ky ligj do te kaloj ne parlament mbetet qe kontejeret te shkarkohen me urgjence neper portet e gjithe shqiperise nga e gjithe bota e qyteteruar qe nuk paska fuqi dhe interes te perpunoje keto plehra.Fatekeqesi e madhe per vendin ,goditje e shpreses se fundit qe ka mbetur ne mendjen e idealisteve te fundit ne ballkan.Sa ironike eshte qe biznesi jone i pangopur e paska gjetur rrugen e suksesit me kazanet e botes dhe fqinjet tane ne ballkan i kane ngulur goxhden njehere e pergjithmone portes se plehrave neper vendet e tyre.Ky duhet te jete aksioni per te mbrojtur jeten dhe natyren,per te mbrojtur femijet dhe jeten ne vend qe qeveritaret duan ta kthejne ne zero ,Shqiptare mos lejoni qe ky ligj te fuse kazanet me plehra ne shqiperi.Eshte e vetmja mundesi pas parlamentit referendumi popullor per ti thene jo futjes se plehrave ne vend.





You must be logged in to post a comment.