
Intervistoi Metila Dervishi
-Jeni një pianiste e suksesshme në Itali, pjesë aktive e ngjarjeve artistike kulturore në këtë djep të kulturës europiane, si nisi rruga Juaj drejt muzikës?
Kam lindur në qytetin e Fierit dhe kam pasur fatin të lind në një familje muzikantë sh me tradita.
Babai im, Dhimiter Sopiqoti, ishte nga të parë t muzikant të qytetin tim. Shumë pjeswtar të familjes se tij, janë muzikant të talentuar. Kë shtu lindur e rritur në një ambient me muzike, në moshën 5-vjecare nisa studimet pë r instrumentin e pianofortes me më suesen, pedagogen, pianisten hungareze: Maria Rafail, me të cilë n kam studiuar 13-vite, deri në moshë n 18- vjecare, ku u diplomova në Liceun Artistik: ‘Jakov Xoxa’.
Ka qenë fat i madh pë r mua, si edhe pë r të gjithë pianistë t e tjerë , që studiuam me të madhen: Marie Rafail. Ka qenë ajo që më ka ulur pë r herë të parë në piano, më ka rritur e formuar artistikisht dhe nga ana humane.
Mendoj se nuk mund të kë rkoja më shumë pë r formimin tim.
Në vitin 1995 kam studiuar në Akademinë e Arteve, Tiranë në n udhë heqjen e profesorit të talentuar Robert Radoja, që më ka shoqë ruar në 4 vitet e studimeve me profesionalitet e sensibilitet.
-Cfarë mendoni u bë përcaktuese që ju morët këtë drejtim?
Një fë mij në moshë n 5-vjecare, nuk ë shtë në gjendje të vendos, por kujtoj qe un kë të dë shiroja të beja në jetë të studioja Piano.
Kujtoj që kur studionim në klasat e pianos në shkollë ndodhte që më harronin e un vazhdoja të studioja, deri sa nxë në set më të rritura më kujtonin që duhet të lija klasë n e pianos e të shkoja në shkollë n e pergjithshme mbasdite. (Buzqë esh)
-Cfarë kujtoni nga Shqipëria?
Nga Shqipë ria kujtoj sakrificat e më dha të prindë rve pë r të më pë rkrahur, edukuar në cdo drejtim që kishte të bë nte me formimin tim, dashurinë , me të cilë n më kanë ndjekur e shoqë ruar në ato vite.
Kujtoj sa shumë vullnet dhe sakrifica duheshin pë r t’u ngritur në orë n 4 të më ngjesit e bashk me shoqet e dhomë s në Akademi, shkonim natë n që rë arrinim të gjenim të lira klasat e pianos. Por, një kohë sisht kujtoj me nostalgji gjithë koncertet, si në Fier, Tiranë etj.
-Cilët janë disa nga personat që ju i kujtoni me mirënjohje, të cilët kanë kontribuar qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo edhe tërthorazi te Ju për t’u bërë ajo që jeni sot?
Familja ime, prindë rit, motra muzikante, që më ka mbë shtetur gjithmonë .
Marie Rafail, që pë r mua ishte si një në në e dytë dhe un pë r të si fë mijë t e saj. Profesori im, Robert Radoja, që më ka shoqë ruar në vitet larg familjes me profesionalitet, kolegë t në lice në Fier.
-Kur jeni larguar nga vendlindaj Juaj për të shkuar drejt italisë edhe përse?
• Nga viti 1999 deri në vitin 2004, kam punuar në shkollë n e muzikë s, në Fier dhe kisha marrë klasë n e Pianos të mesueses sime: Maria Rafail, një nder i madh pë r mua.
• Në vitin 2003, kam qenë e ftuar pë r koncerte në Puglia, Itali dhe në vitin 2004 në n interesimin e Ambasadë s Italiane në Tiranë , pas një koncerti m’u dha mundë sia të transferohem në Brindisi pë r motive shkë mbimesh kulturale. Pë r kë të i jam mirë njohë se Ambasadorit dhe bashkeshortes së tij, personalitete që vleresonin artin e kulturë n. Në fakt, në të një jtin vit kam qenë e zgjedhur të vazhdoj studimet në Clevenland, Istitut në SHBA, por e refuzova pë r të vazhduar në Itali.
-Si ndjeheni atje?
Kan kaluar 22-vite që jetoj në Itali. Ndjehem mirë . Prej 20- vitesh jetoj në Sicilia, Catania me familjen time.
Pas shumë vitesh Italia pë r mua ë shtë vendi ku punoj, jetoj ushtroj profesionin tim si pianist.
Pë r mua Italia ë shtë vendi që më ka pritur dhe un i jam mirë njohë se.
Nuk mund të harroj kurrë dy vitet që kam kaluar në Puglia, Brindisi, qytet i vogë l me zemë r të madhe, dashamirë sinë dhe dashurinë që kam ndier atje, cdo duartrokitje pas koncerteve e ruaj me fanatizë m pë rgjithmonë
-Si nis dita Juaj?
Dita ime nis me dë shirë n e mirë pë r të dhë në sa kam mundë si, më shumë atyre që më rrethojnë . Famljes sime, vajzë s sonë të mrekullueshme, nxë në sve të mij, kolegeve.
-Nga cilat gjëra Ju merni më shumë frymëzim?
Frymwzohem nga cdo gjë e bukur dhe dashamirë se që më rrethon dhe nga ajo që dua të shpreh ndë rmjet tingujve muzikor.
-Ndjeheni e plotësuar?
Shumë , nuk kë rkoj më shumë nga jeta. Falenderoj pë r cdo gjë që me ka dhë ë e qe kam arritur.
-Cfarë është muzika për Ju?
Muzika ë shtë jetë . Ë shtë ajo me të cilë n jam rritur e vazhdoj të jetoj.
-Cilat janë disa nga aktivitetet që kanë lënë mbresa te Ju dhe do dëshiroje t’i ndaje me ne?
Kujtoj me nostalgji koncertet me orkestren simfonike të qytetit tim, Fier. Koncertet me instrumentist të talentuar shqiptar si në Shqipë ri dhe kë tu në Itali.
-Jepni dhe kontributin Tuaj pedagogjik në Itali, në cilin qytet jeni lektore dhe si ndjeheni në fushën e pedegogjisë?
Jam më suese pianoje në shkollë shteterore.
Jam e nderuar që jap kontributin tim pedagogjik në shkollë n italiane.
Duke qenë se në Universitetin Ca Foscari, Venezia, kam marrë edhe Master në Muzikoterapia me tezen: Musicoterapia e Autismo, i jam mirë njohë se dhe fë mijë ve pasi jo vetë m kam dhë në , po dhe kam marrw shumë nga to.
-Familja Juaj cfarë roli ka në jetën Tuaj artistike është e vështirë të jesh edhe muzikante edhe familjare njëkohësisht apo…?
Familja ime kë tu më ka pë rkrahur gjithmonë .
Bashkë shorti im, ë shtë qytetar Italian, dhe pse nuk ë shtë muzikant, më ka ndenjur afë r dhe më ka shoqë ruar gjatë gjithë rrugë s sime.
Nuk mund të ndodhte ndryshe, pasi ai me ka njohur kë tu, i bindur që pianoja ë shtë ajo pë r të cilë n kam sakrifikuar.
Kur ka ardhur pë r herë të parë në Shqipë ri, Prindë rit e mi i kanë kë rkuar vetë m që un të vazhdoj ne profesionin tim. Pë r kë të un e falenderoj gjithmonë .
Nuk ka qenë e lehtë të krijosh familjen e profesionin. Por, pë r mua Familja e profesioni ecin në binar paralel, vetë m kë shtu ecin të dyja shumë mirë . Por, pa sakrifica nuk arrihet asgjë dhe unë shqiptare jam më suar me sakrifica.
Sa orë I kushtoheni muzikës në ditë?
Cdo ditë jap mësim dhe pastaj shumë studioj e ndërkohë dhe bashkëpunoj me vajzën time, që është diplomuar me rezultatin maksimal në piano.
-Të mungon Shqipëria?
Po patjetër më mungon. Edhe pse kanë kaluar shumë vite më mungon.
Do pë rpiqem të jem e qartë . Jam e rrethuar nga njerë z të dashur, por më mungon kontakti me muzikan shqiptar ktu, nuk kam, ë shtë si një pemë që e shkul nga vendi ku ishte dhe e mbjell diku, rritet, por rrë një t do ishte më mirë t’i kishte në terrenin ku kish lindur.
-A keni luajtur repertor shqiptar, cfarë mendimi keni për muzikën tonë. Cilët janë disa nga kompozitorët tanë që preferoni?
Kam luajtur sa herë që më ë shtë dhë në mundë sia pë r të luajtur muzikë n tonë të mrekullueshme.
Feim Ibrahimi, Tonin Harapi, Cesk Zadeja, Alesander Peci, Limoz Dizdari
-Ju cfarë kompozitori mendoni që i shkon më për shtat lojës Tuaj pianistike?
Beethoven. Chopin, Liszt, Rachmahninov.
-Cila është filozofia e jetës Tuaj, që Ju ndihmon edhe në momentetet më të vështira?
Jam rritur në periudhë tjetë r, kam trashë guar nga jeta në Shqipë ri sensin e detyrë s dhe jam e lumtur për këtë . Kërkoj të ndihmoj e të jap sa të kem mundësi te të tjerët. Ndaj them, përpara të tjerët, pastaj un!
-Cili është mesazhi Juaj për instrumentistët e rinj shqiptar, nisur nga eksperienca vetjake?
Të studiojnë gjithmonë edhe pse kohë t kanë ndryshuar.
Të kë rkojnë të më sojnë sa më shumë nga pedagogë t, si nga ana profesionale dhe nga ana humane.
Të ngelen të thjeshtë e me kë mbë në tokë , pasi rruga është e gjatë dhe e vështir.
Ju uroj vetëm suksese të përzemërta. Jam e sigurt që shumë muzikant të talentuar do të cojnë përpara emrin e shkollës sonë shqiptare.
GAZETA BULEVARD






You must be logged in to post a comment.