IMG_20170312_173107Ndarja e Ramës me Tahirin ka filluar si një mirëkuptim, por sipas shumë gjasave po përfundon si një thyerje. Shumëkush që e ka ndjekur hap pas hapi, që të premten në mbrëmje odisenë e “dorëheqjes” së Sajmir Tahirit ka ngritur me siguri disa pikpyetje. Pse në fillim u tha dorëheqje? Pse mesditën e së shtunës, kur lajmi filloi të dalë në media versioni u tentua të retushohej? Pse ndërsa vetë Tahiri u a kishte pranuar njerzve të tij të afërt largimin nxorri status në Facebook ku shoshte se as i është kërkuar dhe as nuk ka dhënë dorëheqje? Pse nga zyra e shtypit në kryeministri u pompua në mediat pranë qeverisë versioni aspak i besueshëm i një riformatimi për shkak të zgjedhjeve?

Të gjitha këto pikpyetje tregojnë se ndërsa duket se fillimisht Ministri i brendëshëm e ka pranauar me komprpmis largimin, më pas ai ka ndryshuar mendje. Po pse Tahiri vendosi të mos i bindet Ramës duke e sfiduar: po deshe me shkarko? Ç’ farë mori vesh ai, se ishte bërë kokë turku për një pazar politik? Gazetari Blendi Fevziu nga burimet e tij mbron këtë version. Atë të thyerjes së Ramës me Tahirin kjr ky i fundit kuptoi se Rama po e sakrifikonte. Dhe më pas tërheqjen e Ramës duke e zgjeruar gamën e lëvizjeve me pretekstin e zfjedhjeve. Ja seç shkruan Fevziu: ”

Tahirit i është kërkuar largimi përmes dorëheqjes. Sipas të gjitha gjasave Tahiri nuk e ka refuzuar këtë vullnet të Ramës. Por natën midis të premtes dhe të shtunës me gjasë Tahirit i kanë mbërritur informacione se si është kërkuar largimi i tij. Nën trysninë e tyre, ose i nervozuar për to, Tahiri ka refuzuar të japë dorëheqjen dhe i ka kërkuar Ramës ta shkarkojë. Në ambientet politike flitet për një diskutim të tensionuar mes tyre në fund të së cilit, Tahiri është larguar pa rënë dakort me Ramën. Në këtë rrethanë, duke mos dashur ta shkarkojë Tahirin në kushtet e protestës së opozitës, Rama ka vendosur të bëjë një zëvendësim të thuajse 25 % të qeverisë. Tahirit i është bashkuar edhe Ilir Beqja, shumë herë i akuzuar nga qeveria, bashkë me Blendi Klosin dhe Blendi Çuçin. Pra Beqja, Çuçi dhe Klosi u bënë kontorno për Tahirin.”, shkruan Fevziu

Trending