Si sot 142 vjetë më parë, lindi njeriu që i kushtoj jetën Shqipërisë dhe çështjes shqipëtare si maratonomak i pavarësisë dhe kampion i gjuhës shqipe, Faik Konica. Enciklopedia që ecte me dy këmbë, -ka shkruar Apolinieri.
Ja disa thënie të këtij gjigandi të mendimit dhe qytetarisë!
Një popull që është i paaftë të afirmojë vitalitetin e vet, është në rrugë të pashmangshme tatëpjete (Albania 16, 15-30 korrik 1898).
Koha kur rrojmë është koha e reklamës, dhe nuk duhet të çuditemi kur shohim mediokritetet e vëndit t’onë të hidhen përpara, dhe përpara, dhe përpara, duke mos bërë vënt përveç për shokë në shkallë (të caktuar) mëndore të tyre. (Albania 1, 1909).
Fisnikëria dhe thjeshtësia mund të jenë cilësi kudo gjetkë, kurse në poezi janë antipasta të dëmshme. Çka i kërkohet poetit, poetit të vërtetë, është të shkaktojë një dridhmë të re, të flasë një gjuhë që të tjerë nuk e kanë folur, të ngacmojë ndijime që të tjerë nuk i kanë. (Albania 2, 1897).
ILIR DEMALIA






You must be logged in to post a comment.