Për zyrtarët e ambasadës amerikane në Tiranë mund të nisë një hetim në lidhje me mënyrën si janë përdorur fondet dhe çfarë qëndrimesh janë mbajtuar përkundrejt palëve politike.
Gjashtë senatorë amerikanë nënshkruan një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të Shtetit, Rex Tillerson ku kërkojnë hetimin e fondeve me të cilat është financuar projekti i Reformës në Drejtësi dhe ndikimi i Soros në ambasadën amerikanë në Tiranë. Letra nis me shqetësimin për Maqedoninë për të kaluar më pas në Shqipëri, ku përmendet fakti se reforma në drejtësi është financuar nga Soros dhe synon të kapë reformën në drejtësi.
LAPSI.AL






You must be logged in to post a comment.