Reforma në Drejtësi si Reformë në Ujë…
Nga Endira Bushati
Kaq shumë është folur këto 3 vjet për Vettingun, Reformën në Drejtësi, banditë me toga të zeza, ndëshkim për gjyqtarë e prokurorë të korruptuar…..saqë dhe shqiptari më cinik besoi se diçka do të bëhej….
Rama mbajti në këmbë 3 vjet Qeverinë me këtë përrallë…
Pritshmëria ishte se, nga frika, 40% e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të largoheshin vetë…
5-6 ikën…
Nga bisedat me gjyqtarë e prokurorë, e kuptoje se ata ndjeheshin të qetë…madje gajaseshin…
Eksperienca u thoshte që “Reforma” ishte e pazbatueshme…një tekst juridik i komplikuar, pa arsye, një skemë institucionale-kushtetuese e rënduar, që ngec në çdo hallkë…
Çdo jurist i formuar i këtij vendi e thoshte në çdo tavolinë, edhe pse me zë të ulët!
Po të flisje kundër Reformës, ishe Antiintegrim, AntiEuropian, ProKorrupsion etj etj….
Dhe ja ku jemi sot!
Pa institucione Vettingu, KLP, KLGJ….etj…
Kushtetuta ka rënë…
Institucionet kushtetuese nuk ekzistojnë….
Edhe ca ditë, dikush mund të vrasë në mes të Tiranës e rrezik të mos ketë kompetencë asnjë institucion ta hetojë….
Kush mban përgjegjësi?????
Ku janë fshehur Ekspertët e Nivelit të Lartë????
Apo nuk ishin dhe aq të “Lartë”????
Dhe imagjinoni: Ky është Varianti i Përmirësuar…

Trending