“Myzeqarët në përgjithësi janë shumë realistë; e shikojnë jetën me sytë e tyre dhe jo me sytë e konvencializmave të vjetra. Për Myzeqarët janë të huaja arroganca, brutaliteti, vaniteti; etja për t’u dukur, për t’u kapardisur; mania për t’u mburrur, llafet e kota. Bisedojnë zakonisht me zë të ulët, pa shkaktuar zhurmë e pa bërë qerasje plot bujë… Ka njerëz që mendojnë se këto tipare të karakterit të myzeqarëve i ka lindur shtypja e egër e së kaluarës. Madje disa mendojnë se këto cilësi kanë të bëjnë me përuljen dhe bindjen e tyre shekullore. Të mendosh kështu, do të thotë të arsyetosh në mënyrë tepër mëndjelehtë dhe snobiste. Realizmin e tij, mungesën e paragjykimeve e të thashethemeve, disa e quajnë naivitet, duke mos kuptuar se këto cilësi janë cilësi të njeriut të së ardhmes…”

Trending