Ditën e sotme një 16-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident me motor në Messina të Italisë.
Sipas mediave italiane, aksidenti është regjistruar mbrëmjen e sotme rreth orës 17:00, kur Aurelio Hasaj po udhëtonte me skuter së bashku me një vajzë, por ka humbur kontrollin duke u përplasur me një shtyllë.
Për pasojë, nga tronditja 16-vjeçari Hasaj që sot kishte edhe ditëlindjen, pësoi plagë të rënda, ku edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale, nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërsa vajza, P.G., ka marrë lëndime jo të rënda në hundë, dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. /LAPSI.AL/






You must be logged in to post a comment.