flet e flet pasosur,
qeveria është hutuar,
dhe gufosur!
Rama ka disa zyra,
me Endri Fugër plot,
tani po e kuptojmë,
që marrin rrogën kot!
Dikur këto qënie,
quheshin Agjiprop,
dhe dinin nga zanati,
punonin me non-stop!
Duket sikur çadra po e çon,
qeverinë Rama në varrezë,
kundërpërgjigja e agjipropit,
është për faqe të zezë!
Rama-para 18 Shkurtit,
me orë të tëra në ekran na bënte zbor,
tani mezi del pesë minuta,
në komunikimin e famshëm javor?!
Rama dikur ka qenë,
një polemist i përmendur,
po tani duket ashiqare,
që është më shumë se i trembur!
Sala me Lulin janë zhytur në krime,
po në fjalime duken të paepur,
e qeveria më ka vënë në mendime,
pse fshihet nga publiku si lepur?!
Çfarë di Lulashi më shumë se ne,
që qeverinë krejt e ka vuvosur,
dhe për Republikën e Re,
më shumë se kurrë ësht’ i vendosur?!
Luli që vodhi 220 milionë euro,
për vjedhje Ramës i hakërrohet,
dhe Rama as di të sulmojë,
dhe aq më keq s’di të mbrohet!
Çfarë di Lulashi më shumë se ne,
që qeverinë e ka futur në gjendje kritike,
që asnjëherë nuk e ka thënë prerë,
se nuk do lejojë një qeveri teknike?!
Këtu nuk po ndodh asnjë lloj proteste,
po vetëm një çadër me qendër zëri,
dhe Rama me shtetin e tij,
në ujë është futur i tëri!!
Çfarë di Lulashi më shumë se ne,
dhe Saliu që klith si egërsirë,
që e detyroi Ramën të sakrifikojë,
ministrin e tij më të mirë?!
Unë jam i prirur të besoj,
se qeveria do t’i bëjë të gjitha lëshimet,
dhe sipas dëshirës së Salë kriminelit,
këtu do të bëhen votimet!
Në ndihmë tani do thërras Dritëroin,
që me vargjet e tij burrërisht na flet:
“O mbaje pushtetin si ç’është për të mbajtur,
o lere pushtetin-se s’je për pushtet!”
A. Duka







You must be logged in to post a comment.