Françesk Radi nuk ia ka dalë dot.Këngautori i njohur ka ndërruar jetë mesditën e së hënës, në moshën 67-vjeçare.Ai u shtrua pak ditë më parë me urgjencë në spital, për shkak të një hemoragjie cerebrale.Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë.Françesk Radi  kryeu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve Tiranë.Për një periudhë të gjatë kohe punoi në Estradën e shtetit me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor.Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist.Gjatë kësaj periudhe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet shqiptare.Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.Ishin pikërisht dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor.
Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972.
Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun.
Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasëm ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

Trending