Reportazhi i fundit i gazetarit Marin Mema ka tërbuar mediat greke, për shkak të tematikës që ka trajtuar. Bëhet fjalë për Prevezën dhe Pargën në Greqi, dy zona ku flitet shqip dhe ka banorë të shumtë arvanitas.

“Epirus Post”, portali kryesor në Greqinë veriore, pasqyron këtë ngjarje se si ka mundësi që gazetari shqiptar Marin Mema mundi të hynte në Greqi, edhe pse është shpallur ‘non grata’ që në vitin 2012 për të kaluar në Greqi.

“Jo vetëm që arriti të hyjë në Greqi, pavarësisht se është shpallur person i padëshiruar, por për disa ditë ka qëndruar në Prevezë dhe ka bërë filmime për të paraqitur rrënjët e historisë shqiptare. Përmbajtja e dokumentarit që u transmetua në Top Channel, është propagandë shqiptare dhe promovon qarqet nacionaliste. Por, ajo që është e çuditshme nga ana e autoriteteve greke, është se si ka mundësi që një person i tillë “non grata”, arriti të kalojë kufirin jo vetëm por me gjithë ekuipazhin televiziv”, shkruan ndër të tjera portali grek.

Dokumentari i Marin Memës titullohet “Preveza në Greqi, ku ende flitet gjuha shqipe”.

Trending