Më në fund pas 90 ditësh krizë politike dhe pas tre orësh takim kokë më kokë, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha kanë arritur marrëveshjen e shumëpritur nga të gjithë, shqiptarë dhe ndërkombëtarë.

 
Pas përfundimit të takimit, Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë dalë së bashku nga Kryesia e Kuvendit, ndërkohë që kryetari i PD ka dhënë lajmin e madh, që marrëveshja është arritur.
 
Basha deklaroi se marrëveshja e arritur, bazohet te paketa e “McAllister+” ndërkohë që nesër do të detajohet.
 
Kemi një marrëveshje të bazuar në paketën “McAllister+” që është propozuar ga SHBA. Ajo do të detajohet në 24 orët e ardhshme dhe vetëm pas detajimit do të kemi një komunikim publik” tha Basha.
 
Ndërkohë që Edi Rama deklaroi “Sa më takon mua më lejoni që të jem 100% dakord me atë që tha kreu i opozitës“.

Asnjë nga të dy nuk dha detaje mbi datën e zgjedhjeve, ndërsa në fund dy liderët e shumicës dhe të opozitës u larguan me një shtrëngim miqësor duarsh, që rrallë herë ka ndodhur mes politikanëve në Shqipëri.
 
Pas lajmit për arritjen e marrëveshjes, Lulzim Basha u drejtua për te çadra e lirisë për të dhënë lajmin.
 
Nga çadra, Basha deklaroi se nesër do të nisim përgatitjet për t’u dhënë shqiptarëve zgjedhje të lira.
 
Gjithçka ka ndryshuar, nesër nisim përgatitjet për t’iu dhënë shqiptarëve zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe për të nisur së bashku rrugën drejt një Shqipërie që do të ndryshojë, bazuar në vullnetin tuaj” deklaroi Basha nga çadra.
 
Basha tha se çadra do të vazhdojë akoma të qëndrojë e hapur, deri në detajimin e marrëveshjes së sapo arritur.
 
Çadra nuk do të mbyllet. Në fillim të detajojmë marrëveshjen dhe pastaj të japim lajmin e mirë”.  

Trending