.”….Borxhi publik arriti në 1 trilionë e 66 miliardë lekë në fund të vitit 2016, (7.62 miliardë euro). Në krahasim me vitin 2015, borxhi u rrit me rreth 166 milionë euro ndërsa në krahasim me vitin 2013, borxhi është rritur me gati 1.3 miliardë euro. Që nga viti 2007, kur qeveria e atëhershme hyri në borxhe për të ndërtuar një segment autostrade nga Rrësheni për në Kalimash, borxhi publik është rritur me 3.9 miliardë euro. Po përgjatë kësaj periudhe, Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 3.7 miliardë euro. Ndonëse diferenca prej 200 milionë eurosh mund të ngjajë relativisht e vogël, në fakt nuk është kështu. Investimet publike të financuara me borxh janë vetëm një pjesë e burimeve të rritjes ekonomike. Konsumi dhe investimet private janë pjesa tjetër. Nëse investimet publike të financuara me borxh janë më të mëdha se sa vlera e shtuar bruto në ekonomi, atëherë këto investime duhet të konsiderohen të këqija, të pavlera, të paleverdisshme….”Pjesë nga studimi i ekonomistit serioz Gjergj Erebara…

Trending