Eshtë përcjellë për në banesën e fundit, Benjamin Ferati, 24-vjeçari nga Tetova që humbi jetën teksa tentoi të shpëtonte jetën e dy vajzave në plazhin e Zvernec të Vlorës.

Një numër i madh qytetarësh i dhanë lamtumirën e fundit ndërsa është nderuar si hero për aktin e tij të madh njerezor.Ne të gjitha rrjetet sociale, djaloshi është nderuar për veprimin e tij human dhe pse nuk i’a doli dot pasi dallgët ishin më të fuqishme se ai.

Trending