Në 2o tetor të vitit 1900 mbylli sytë…pikërisht në atë vit që mund të quhej i fundit i një shekulli dhe hyrës për një tjetër,…si të thuash në një kapërcyell ai heshti….Poeti e la veprën ngjizur nga një panteizëm i shprehur aq estetikisht, e la veprën letrare edhe si një këndim i historisë me emocionet e tejskajshme herë herë ngazëllenjese….Udhëtoi edhe në besimin fetar dhe vuri në pah dhe në dritë të diellit aspektin human të saj…U shpreh qartazi se i respektonte të gjitha besimet dhe të gjithë besimtaret dhe u përpoq të gjente se ku lidheshin ato dhe ata…. I këndoi dashurisë dhe ndërtoi një estetik gati unikale të erosit….Ka 117 vite që iku…por fjala e tij mbeti, mbeti si udhë, mbeti si gëzim dhe pezm, fjala e tij mbeti si pjalm frymëzimi dhe identiteti…Naim Frashëri është mes nesh dhe me ne…sepse edhe një varg i tij na vlen si fjalët që duam ti mësojmë kur lindim dhe na bëjnë nder po t’i kemi tek guri i varrit…

”Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin shqipëtar….”
20 tetor 2017 pkabo

Trending