Pandeli-Majko-Edi-Rama-620x439

Vendimi i ish-dy herë kryeministrit të PS-së, për të mos votuar ligjin, sa grabitqar po aq edhe harbut, për shembjen e teatrit, nuk ishte thjeshtë një akt burrërie, fisnikërie dhe kohërence politike. Ai nuk qe gjithashtu vetëm mbajtja e një premtimi që ish-shefi qeverisë në vitin e largët ‘99, i kishte dhënë artistëve. Më shumë se gjithçka, ajo që Pandeli Majko bëri të enjten që shkoi në parlament, qe një requiem për një PS që tashmë ka dhënë shpirt.

Si një nga anëtarët më të vjetër të kësaj partie, Majko e mban mend formacionin, që megjithëse i mbushur me punistë, i hapi dyert dy pjesëtarëve të studentëve të dhjetorit, atij dhe Ilir Metës. Ai e kujton mirë se organizata rinore që themeloi, FRESH-i, ishte ëndërrimtarja e parë e një Shqipërie në NATO, atëherë kur shumica e konservatorëve në PS e konsideronin këtë gjë si sakrilegj.

Ai i ka të ngulitura në kujtesë sekuencat e mocionit epik të ’96, kur kryetari i burgosur Nano, konkuronte në bllok me gjithë establishmentin e atrofizuar të partisë.

Ai i ruan në memorie hapat e parë të qeverisë së pas ’97, ku megjithëse kishin një stërmazhorancë votash, socialistët e ndanë drejtimin e vendit me anëtarë të spikatur të koalicionit nën moton: “Të sakrifikojmë pushtet për të bërë shtet”.

Natyrisht, Pandeli Majko nuk ka se si të harrojë se si kjo parti kolegjale, e hapur dhe tolerante, ndëshkoi gafat e dy kryeministrave të zgjedhur prej saj, Nanos dhe Metës për t’i hapur atij vetë, rrugën e drejtimit të vendit. Po ashtu, besoj se nuk është bërë pishman, që do të mbahet mend si i vetmi kryeministër i Shqipërisë, që ka humbur për një grusht votash garën brenda partisë (kongresi i dhjetorit të 1999), duke refuzuar plot dinjitet të përdorte armët okulte që të ofron pushteti. lapsi.al

Trending