(1) Shtatori ynë…

Ka vite tashmë që 1 Shtatori, ai i vërteti, nuk është më. Dikush, apo gjithkush, e vranë. E përçudnuan. Ia morën erzin. Ia tjetërsuan ëndrrën.
Fillimisht ngadalë. Pastaj me furi. Me qëllimin e vetëm, jo edukimin, por fitimin. E gjitha kjo, në emër të “lirisë”.
E vranë 1 Shtatorin, duke i “vrarë” mësuesit. Ashtu, një nga një. Pastaj kolektivisht. Vrasje masive.
E përdhosën emrin e ndritur. E vunë në kufijtë e mbijetesës, madje edhe duke i shkelur dinjitetin. Ti nuk je i yni. Vdis. Ti, po. Ti je i yni. Ti mbijeto.
E vranë 1 Shtatorin. Ia hoqën mësuesit. I vunë militantët.
Ata pak mësues që mbijetuan, u stresuan. Ju shpifën tensioni e aritmia. Lodhja nervore dhe ankthi.
E vranë 1 Shtatorin. Nuk i edukojnë fëmijët. U kërkojnë lekë. Lekë, si dhuratë për “mësuesit”. Lekë për të marrë klasën.
E vranë 1 Shtatorin. Nuk edukohen më qytetarë.
Të mjerët mësues. Kanë mbetur pa 1 Shtator. Trishtim!

Gj.Bitri post fb.

Trending