Lala deklaroi për herë të parë se Prokuroria kishte nisur hetim penal për të. Por ajo shtoi se pavarësisht kësaj nuk do ta nxirrte kurrë burimin e saj.
Gazetarja e njohur e kronikës Klodiana Lala ka qënë sot e ftuara e parë në emisionin “A Show” në News 24 për të folur mbi ngjarjen që trazoi ditët e fundit ujrat e politikës shqiptare. Lala foli për shkrimin që bëri bujë në “Zërin e Amerikës” që tregoi për lidhjen dhe ndikimin e krimit të organizuar në procesin zgjedhor në Shqipëri, lidhje të cilën ajo tha se e kishte vërtetuar përmes dokumenteve të prokurorisë. Ndërsa me dokumente faktohej ndikimi i Avdylajve të Shijakut në favor të Vangjush Dakos në zgjedhjet për bashkinë e Durrësit, Lala deklaroi për herë të parë se Prokuroria kishte nisur hetim penal për të. Por ajo shtoi se pavarësisht kësaj nuk do ta nxirrte kurrë burimin e saj.







You must be logged in to post a comment.