
Kreu i shtetit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mike Pompeo. Në Facebook, Presidenti Ilir Meta thote se me Pompeon u takua gjatë Mëngjesit të Lutjeve, ku kanë diskutuar marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Postimi i Metës në Facebook
Shumë i lumtur të isha sot në krah të Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo gjatë Mëngjesit të Lutjeve në Uashington. Folëm për partneritetin e shkëlqyer të dy vendeve tona dhe rëndësinë e forcimit të sigurisë dhe stabilitetit në rajonin tonë. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!






You must be logged in to post a comment.