Autobuzi i linjes shkup tetove ka dale nga rruga per shkaqe qe nuk jane zbuluar ende duke lene te vdekur 13 pasagjere deri ne keto momente te konfirmuar dhe te palosur te tjere.

Shumica e viktimave që humbën jetën sonte nga aksidenti tragjik në autostradën Shkup-Tetovë janë nga Gostviari.

Burime të Indeksonline kanë theksuar se viktimat janë shumica nga Gostivari, vend ky që njihet për banimin e shumë shqiptare.

Se pasagjerë të këtij autobusi ishin shumica nga Gostivari e ka konfirmuar edhe i pari i kësaj komune, Arban Taravari.

Ai është shprehur i trishtuar nga kjo tragjedi duke theksuar se ka vizituar vetë disa prej të hospitalizuarve, ku shtoi se gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor.

Kryetari i kuvendit te shqiperis Gramoz Ruci ka shprehur ngushellime per humbjen e jeteve ne kete aksident tragjik.Edhe shoqata e shqipetareve te diaspores se maqedonise z.Xhevat Prespa ka shprehur ngushellime dhe ndihmen nese kerkohet nga kjo shoqate ne diaspore.

Deri më tani është konfirmuar vdekja e 13 personave nga ky aksident./Indeksonline/

Trending