Në vend të lajmit

Diaspora serbe i shkruan letër presidentit Tramp në Washington

Diaspora serbe në SHBA përmes peticionit me 37 mijë nënshkrime,e kanë nisur një letër për presidentin Tramp në Washington,duke thënë fjalët e propagandës të Serbisë dhe të Beogradit(zyrtar)karshi shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.

Kjo propagandë e diasporës serbe në SHBA,tregon qartë se si Serbia nuk po zgjedh mjete dhe as ,,gjuhën politike e diplomatike,,për të shntazhuar shtetndërtimin e Kosovës,kinse
me siç thuhet në peticionin e sotëm dërguar në Washington,
për ,,kriminalitetin e presidentit Thaçi,,si dhe kinse për ,,shkatërrimin e kishave ortodokse,,që as njëherë nuk përkojnë me realitetin e shtetndërtimit në Kosovë,ku sipas Kushtetutës aktuale me kodet më moderne për pakicat që jetojnë në Kosovë dhe ajo serbe,i kanë të garantuara në një shkallë të lartë demokratike dhe të lirive të njeriut.

Kërkojmë nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Washington(përmes ambasadores Vlorë Çitaku)që përmes Notës Verrbale sipas të drejtës së diplomacisë ndërkombëtare të kundërshtojë me fakte reale kushtegtuese për gjendjen e pakicave në shtetin e Kosovës dhe për pakicën serbe,që si pjesë e instrumentalizuar politikisht dhe antishqiptare,të dhënat e këtij peticioni të hidhen poshtë dhe të mos të trajtohen si të vërteta në kaudër të Kabinetit të shtetit amerikan dhe presidentit Tramp në Washington.

Skender Karaciqa

Çikago,më 14 shkurt 2019

Trending