Në Mynih debatojnë çdo vit nga 15-17 Shkurt të pushtetshmit e kësaj bote. Konferenca e Sigurisë nuk është vetëm një skenë e pushtetit, por edhe laborator i diplomacisë për mundësitë që ofrojnë takimet e dhomave të pasme .Ne kete konference merr pjese dhe presidenti shqiptar z.Ilir Meta.

Rreth 35 krerë shtetesh dhe qeverish, afër 80 ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes, 600 ekspertë për politikën e sigurisë takohen në Mynih nga e premtja, 15-17 Shkurt. Drejtuesi i Konferencës, Wolfgang Ischinger flet për konferencën e sigurisë “më të madhe dhe më të rëndësishmen” prej më shumë se 50 vitesh që nga themelimi i saj. Të premten pasdite fillon programi 48 orësh i ngarkuar me takime e diskutime – presidentë, ministra të Jashtëm e të Mbrojtjes debatojnë, aleatët, por edhe ata nga kampet kundërshtare. Në të njëjtën kohë hapet një laborator i mundësive diplomatike, ku merren në shqyrtim pozicionet e verifikohen të përbashkëtat. Në dhomat e pasme, heshturazi dhe të pashqetësuar.

Kjo mundësi krijohet edhe për shkak të vendit, ku zhvillohet konferenca. Hoteli tradicional, “Bayerischer Hof” është i shtrirë në disa godina të ngritura njëra pas tjetrës në vite. Me kthesat e kthinat e shumta ai ofron një mundësi të mirë për diplomacinë e dhomave të pasme. Qilimë të trashë zbusin zhurmat, shkallë pafund dhe meskalime ofrojnë rrugë të mbrojtura për të kaluar në dhoma pa u parë nga reporterët. Drejtuesit e konferencës kanë rezervuar 100 dhoma vetëm për takime të tilla kokë më kokë.

Trending