Faktori nderkombetar po shfrytezon cdo hapesire per te shmangur nje skenar te mundshem dhune gjate protestes se opozites diten e enjte.

Ambasadoret e akredituar ne Tirane pergjate diteve te fundit nuk jane mjaftuar vetem me apelin per opoziten qe te shmange aktet e dhunes ne proteste; por kane pasur kerkesa specifike edhe per shumicen qeverisese.

Mesohet se diplomatet I kane kerkuar kryeministrit Rama te anulloje mbledhjen e parlamentit neser, per te shmangur cdo tension apo akt dhune.

Sipas ambasadoreve anullimi I parlamentit do te ulte tensionet e do te ishte nje prej rrugeve per te shmangur skenaret e përplasjes.

Ne prill te vitit 2017 parlamenti I vendit fqinj u përfshi nga një dhunë e paprecedentë nga mbështetësit ekstremistë të VMRO – DPMNE.

Dyert e kuvendit u hapën nga deputetët e partisë së ish kryeministrit Nikolla Gruevski e për pasojë turma që ndodhej jashtë, vërshoi në ambientet e brendshme, duke goditur egërsisht deputetët e LSDM si dhe ata shqiptarë.

Ndër persoinat më të lënduar nga dhuna ishte edhe deputeti shqiptar Zijadin Sela./vizionplus

Trending