Në një kohë kur opozita shqiptare ka vendosur që të djegë mandatet, duke paralajmëruar për përshkallëzim protestash, televizioni shtetëror Rai2 ka bërë një raportim nga Shqipëria, ku tregon trafikun e drogës mes Italisë dhe Shqipërisë.
Në kronikën e publikuar nga media italiane tregohet se i infiltruari italian kontakton me një trafikant droge dhe armësh në Shijak.
Media italiane e cilëson Shijakun si zonë të grupit Avdylaj duke përmendur edhe përgjimet e “Zërit të Amerikës, ndërkohë që në dialog mes italianit dhe shqiptarit, ky i fundit pohon se lekët e fituara nga shitja e drogës përdoren për të blerë vota.
RAI2



