
Duket se babai i Dua Lipës ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve gjatë mbrëmjes së “Brit Awards”, dhe për këtë kanë fakt kanë shkruajtur edhe mediat e huaja.
“Zbulimi i madh më i mirë… Babai i Dua Lipës! Babi seksi i këngëtares vjedh shfaqjen e Brits”, e nisi artikullin Dailymail.
Në fakt edhe prezantuesi i eventit të madh nuk i kurseu komplimentet për Dukagjin Lipën, ku u ul në tryezën e tyre dhe i tha Dua Lipës se ishte i fiksuar pas babait të saj.
“E kam fiksim babain tënd! Është babi më seksi në industrinë e muzikës”, tha Jack, ndërsa të gjithë i kthyen sytë nga Dukagjini.
Në eventin ku Dua fitoi cmimin për “Këngën më të mirë britanike” me projektin One Kiss pati edhe disa komente për bukurinë e kosovare. Sigurisht për këtë u bazuan tek pamja e Dukagjinit.






You must be logged in to post a comment.