


Me kishin thene shume miq e shok se ne Cleveland ka shume fierake ,por thjesht e kisha menduar si ne cdo shtet te amerikes qe ka lloj lloj katundi dhe qyteti.Gent Derveni qe per ata qe nuk e njohin eshte djali i Agim Dervenit ,nje muzikant i shkolluar tashme i moderuar dhe si dj plus klarines dhe sax ma beri te mundur vajtjen atje per te festuar se bashku me grate fierake por jo vetem partin me rastin e kesaj date te shenuar.Ne krye te radhes grupi organizator me fierake me ne krye Matilda Hysin,Mirela Mecen, Bukuroshe Hysin ,Mimoza Mici ,Matilda Troka dhe shume te tjera qe beri sikur i mbaja mend duke aprovuar me koke me bene te shkuraj kete artikull per ta ndare me miqte e mij ne sofren fierake dhe me gjere.Grupi fierak ishte treguar i zgjuar kishte marre nje salle bashke me guzhune dhe bar me qera dhe cdo gje e ben shqiptarce me gatim me pije dhe argetim.Me nje cmim minimal qe ne usa perdoret vetem per te hyre, ato sollen ne salle gati 300 gra nga gjithe shqiperia etnike.Dhe na vune ne siklet se nga kenga fierake do kaloje ne shkoder pastaj ne kosove dhe prape ne mallakaster apo vlore.Eshte thjesht pasioni qe na mbledh se bashku cdo here thote Matilda e Buqes e qeshur por dhe shume e vemendeshme per cdo detaj te mbremjes. Salla ishte zbukuruar si per nje dasme te kushtueshme dhe kjo fale punes se grupit fierak.Nuk me mbeti gje tjeter vec ti falenderoja per ate qe ato bene thjesht si vullentare pa asnje fitim dhe me dhimbje koke ,por ne fund moren kete kenaqesi qe une e pashe me syte e mij dhe ndaj vendosa ta ndaj me kedo ne keto kohe qe cdo kush mendon te bej ndonje flash politik per me shume like dhe ndonje cent me shume.Ju vakza fierake e merituat kete urim publik para gjithe fierakeve ne diaspore dhe vetem.
Faleminderit grupi fierak.
Gezim Muhaj Chicago





You must be logged in to post a comment.