
Kete vit grate ne chicago nen idene dhe punen e palodhur te
Shega Bekteshi, Laura Aliu .Benka Rizmani,Besa Basha,Luljeta Bajraktari se bashku me drejtoren e shkolles Kongresi i Manastirit, Qendresa Brahimi , bashke me donatore te rendesishem ne shtetin e illinoisit , menduan ndryshe festen e tyre duke organizuar paraprakisht nje fond ndihme ne dobi te grave qe jane prekur nga tumorre dhe organizatave qe ndihmojne te pastrehet dhe te varferit ne vendlindje.Tashme ky fond ja arriti qellimit te vene nga organizatoret duke grumbulluar rreth $35.000 .Ndryshe nga here te tjera grate nuk menduan me per argetimin e tyre ,pasi rruga me e mire e grumbullit te te ardhurave mbeten fondet qe ngrihen me qellime humanitare me super trasparence dhe pa shpenzime te tjera qe rrenon ne fund kete fond bujar qe njerezit e mbledhin per qellimin kryesor te tij;ndihmen per nje qellim.
Ky rast tregoi se dhe ne te ardhmen duhet ti tregoj organizatave non profit, se kjo eshte menyra me e mire per te arritur qellimet finale te cdo organizate jofitim prurese.
Kjo nisme u perkrah dhe mbeshtet fuqimisht nga bizneset qe operojne jo vetem ne shtetin e illinoisit por dhe ne wiskonsi apo kenosha.
Ky fond ndihme ashtu sikure eshte deklaruar u perfitua nga
E…..a A…i $6.000 (eshte konfidenciale)
L….a N……..i $6.000 ( eshte konfidenciale)
Shqiptaret per Shqiptaret $7.000
Jetimit e Ballkanit $7.000
Nje fund jave ndryshe $7.000
pjesa e mbetur ishin shpenzimet e fondit te grumbulluar.
Kur punohet dhe i vihet ne ndihme njerezve ne nevoje fjalet skane vlere .
FALEMINDERIT SHEGA ,LAURA, QENDRESA,BENKA,BESA DHE LULJETA.






You must be logged in to post a comment.