
Shkup, 1 prill 2019 (MEDIAL) – Me moton “Reka për Republikën” sonte kandidati për president nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA e filloi fushatën presidenciale nga sheshi “Skënderbeu” në Shkup.
Para të pranishmëve, kandidati presidencial Blerim Reka tha se nga Shkupi i Hasan Prishtinës dhe Nënë Terezës e shkruajnë historinë e re për Republikën ku qeveris e drejta, e jo idnividi. paralajmëroi luftë kundër korrupsionit, nepotizmit dhe drejtësisë selektive.
U porositi qytetarëve se votat e tyre nuk janë për tregti dhe u bëri thirrje masivisht të dalin në votim, pa dallim se cilës parti i përkasin.
“Me votën tuaj dëshmoni se nuk jemi anonim 20 për qind. Dëshmoni se ju nuk jeni vetëm votues, por edhe të votuar. Kjo do të ndryshojë më 21 prill, kur jo do ta zgjidhni presidentin. Nga ju varet nëse jeni për shqiptar, për president të Republikës, Ju jeni sovrani që vendos nëse vota juaj do ta bëjë Maqedoninë e Veriut multietnike dhe euroatlantike”, tha Reka.

Në konventën promovuese në Shkup u drejtua edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami. .





You must be logged in to post a comment.