Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ndodhet për vizitë në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në ministerialin e NATO-s.

Gjatë qëndrimit të tij në SHBA, Cakaj  është takuar me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

Cakaj në profilin e tij në Tëitter shkruan se Shqipëria është e bekuar që ka mbështetjen e palëkundur të SHBA-së.

“Ne mbetemi të përkushtuar ndaj NATO-s dhe aleancës sonë me 🇺🇸 e cila është e domosdoshme për ne.”

Gjithashtu ministri në detyrë Cakaj është takuar me senatorin Ron Johnson, me kongresmenin Lee Zeldin dhe me Kryetaren e Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi.

Gjithashtu më herët Cakaj, përmes një postimi në Twitter ka bërë me dije se ka takuar edhe Nency Pelosi, duke e cilësuar një mike dhe frymëzuese të lidhjes midis Shqipërisë dhe SHBA-së.

Trending