
Një grup nxënësish nga shkolla Numani e Fierit vizituan Ambasadën nëpërmjet programit Njihu me Amerikën. Ata u takuan me pjestarë të personelit të Ambasadës për të mësuar mbi jetën e një diplomati, punën e përditshme në Ambasadë, si dhe programet e saj për rininë shqiptare. Programi Njihu me Amerikën mirëpret në ambasadë nxënës e studentë të shkollave të mesme ose të universiteteve për t’u takuar me diplomatë amerikanë dhe për të dëgjuar prezantime të shkurtra mbi pikëpamje të ndryshme të kulturës, historisë, arsimit, e ekonomisë amerikane, marrëdhënieve SHBA-Shqipëri dhe politikës së jashtme të SHBA-së. Klikoni linkun për të mësuar më shumë rreth programit klikoni poshte; https://bit.ly/2JuZ0Aj
🇺





You must be logged in to post a comment.