Unë mundohem të bëj këngë të bukura për ata që pëlqejnë dhe dëgjojnë muzikën time. Përderisa publiku më mbështet dhe më kërkon vazhdimisht, unë e kam marrë vlerësimin më të madh.

Plaurent Shushku ose siç e njohim të gjithë Rati, vjen në një intervistë ekskluzive për Pamfleti direkt nga Londra. Jeta e Ratit është vazhdimisht në lëvizje për të bërë misionin e tij, “të kënaqë publikun”. Këngëtari i muzikës live rrëfeu për Pamfletin se pasioni i tij më i madh është pikërisht muzika. Edhe pse lodhet, vlerësimi dhe duartrokitja e publikut janë një formë shplodhje për të. Ratin e gjeni në çdo cep të botës ku ka shqiptarë dhe atë pak kohë të lirë që i mbetet, e shfrytëzon për të sjellë projekte të reja. Ai numëron shumë hite, bashkëpunime, suksese dhe mbi të gjitha njihet si një artist me zemër të madhe. Nuk mund ti harrojmë këngët si: “Si karramele”, “Zarfe trëndafilash”, “Ome Lale”, “Jeta Funit” dhe shumë të tjera të cilat numërojnë miliona klikime dhe dëgjohen edhe sot. I tërhequr nga jeta publike, Rati lë muzikën e tij të bëjë zhurmë për të. Ekskluzivisht për Pamfletin tregoi kuptimin e emrit të tij të vërtetë, ngatërresën në gjendjen civile si dhe marrëdhënien me Bes Kallakun dhe Fatlume Pepovcin. Në këtë intervistë do të zbuloni jetën private të tij, arsyen pse nuk e bën publike si dhe mos pjesmarrjen në festivale.

Intervista e plotë:

1- Pse ndodheni në Londër dhe me çfarë po merreni aktualisht?

Jm në Londër për një koncert dhe disa mbrëmje familjare dhe ndërkohë po punoj edhe për dy këngë të reja. E lodhshme kur e thua, imagjinoje ti jetosh vërtetë, por jemi mësuar rrugëve.

2- Si është jeta juaj private dhe pse nuk e bësi kurrë publike?

Jeta privateshumë mire. Edhe pse unë nuk e ekspozoj nëpër media dhe portale, kam një familje të mrekullueshme që i japin kuptim jetës sime. Nuk e bëj publike se është diçka që më përket mua, unë publikut i jap zërin, muzikën, kështu që nuk kam pse të përfshij familjen në profesionin tim.

3- Pse keni zgjedhur të bëni një jetë kaq aktive, udhëtimet, a lodheni ndonjëherë?

Nuk është çështje dëshire kjo, por i tillë është profesioni im. Lodhem shumë, si të gjithë, ama kur të vlerëson dhe duartroket publiku është njëfarë shplodhjeje me thënë të drejtën. Fundja për këtë po lodhem, të kënaq publikun.

4- Cila është arsyeja e vërtetë që ju këndoni me aq pasion, kaq i lënduar jeni?

Unë mendoj se në profesion mund dhe duhet të kthesh diçka që ke pasion. Kështu ka ndodhur dhe me mua. Nuk jam i lënduar, thjesht e dua këtë që bëj dhe ndaj i dedikoj çdo ndjenjë.

5- A ka ndonjë këngë apo klip që nuk do të donit ta kishit publikuar kurrë?

Jo, unë i studjoj mire projektet që do të lançoj edhe marr mendime. E studjoj nëse më përshtatet apo jo. Nëse atë material që po këndoj, unë nuk e këndoj me passion as tek publiku nuk do të përcillet mirë. Prandaj jam shumë i kujdesshëm.

6- Cila është arsyeja që ju nuk merrni pjesë në festivale muzikore?

Që të përfaqësohesh mire tek një festival duhet të kesh kohë për të përgatitur një këngë dinjitoze. Unë në fakt nuk po e gjej dot kohën, pastaj unë bëj këngë për ta gëzuar publikun jo për të marrë çmime. Nuk më duhen festivalet.

7- Keni ndërmend ndonjë projekt të ri, për çfarë bëhet fjalë dhe kur do ta servirni për publikun?

E përmenda dhe më sipër që po punoj për dy këngë të reja. Po zgjaten kaq shumë për faktin se jam i ngarkuar dhe vazhimisht në lëvizje, por që shpresoj të publikohen përpara sezonit veror.

8- A vazhdoni të keni marrëdhënie me Bes Kallakun, cfarë ka ndodhur mes jush?

Besin e kam shok shumë të mire. Ne kemi vite që njihemi me njëri-tjetrin. Asgjë nuzk ka ndodhur, thjesht unë shumë i impenjuar, ai imenjimet e veta dhe nuk po takohemi dot shpesh. Për momentin nuk jemi as në bashkëpunim.

9- Cili është kuptimi i emrit të vërtetë tuajit?

(Qesh). Histori është bërë ky emri im! Në fakt unë duhet të quhesha Plaurat, shkurt Rati. Ka ndodhur një ngatërresë atëherë në gjendjen civile dhe është shkruar Plaurent. Plaurat ka qënë një mbret shqiptar në kohën e paraardhësve tanë, ndaj e kam këtë emër, por që se gëzova dot.

10- Cili është pengu më i madh i jetës suaj?

Për fatin tim të mirë deri tani nuk kam asnjë peng dhe për këtë i duhet thënë faleminderit gjithmonë zotit.

11- Si erdhi bashkëpunimi me Fatlume Pepovcin dhe cfarë marrëdhënie keni mes jush?

Bashkëpunimi ishte ide e Fatlumes. Ftesa erdhi prej saj. Kishte dëgjuar këngët e mija dhe i kishte lindur ideja. Prej saj e dëgjova këngën,,ë pëlqeva dhe kështu erdhi bashkëpunimi. Jemi kolegë dhe miq të mirë.

12- A mendoni se nuk jeni vlerësuar për aq sa keni dhënë në muzikë dhe pse?

Në Shqipëri kemi pare artistë të mëdhenj që kanë dhënë shumë për vendin dhe nuk janë vlerësuar si dhe sa duhet. Unë mundohem të bëj këngë të bukura për ata që pëlqejnë dhe dëgjojnë muzikën time. Përderisa publiku më mbështet dhe më kërkon vazhdimisht, unë e kam marrë vlerësimin më të madh.

Intervistoi për Pamfletin Era Dushi!

Trending