Presidenti Ilir Meta ka reaguar për votimin e Parlamentit holandez për rikthimin e vizave për Shqipërinë.
Një emisionin ‘Përballë’ të gazetarit Lutfi Dervishi, Meta tha se duhet të bëjmë çmos që kjo që ka ndodhur sot të mos kthehet në efekt domino edhe për vendet e tjera, me qëllim që këto vende të mos kthejnë regjimin e vizave me Shqipërinë.

“Nuk do të doja ta nisja si me krizën dhe me lajmin që na vjen nga Holanda. Akti i parlamentit holandez është i paprecedentë, sepse në dijeninë time nuk ka ndodhur më parë që të ketë një mocion të tillë për Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë.

Sigurisht është një kambanë alarmi dhe ne na duhet të japim mesazhe më të forta për krimin e organizuar që nuk është një shqëtësim jo vetëm për Holandën por edhe me vende të tjerë, siç mund të jetë Britania e Madhe”, tha Presidenti.

I pyetur nëse ky votim i parlamentit holandez rrezikon përballë një efekti zinxhir, Meta nuk e përjashtoi një mundësi të tillë.

“Përderisa kjo ndodhi në Holandë, kjo nuk përjashtohet të ndodhë edhe në një vend tjetër, E rëndësishme është të reagojmë në mënyrë të përgjegjshme edhe ndaj qytetarëve tanë edhe ndaj partnerëve ndërkombëtarë”, tha Meta.

Trending