Nuk do hyjmë në zgjedhje në këto kushte”. E thekson këtë deklaratë ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për abcnews. Ai konfirmoi se kushti që opozita të hyjë në zgjedhje është largimi i Ramës.
“Për herë të parë në historinë e një vendi që pretendon të jetë i lirë ka një opozitë që jeton në kushtet e një grushti shteti brenda shtetit. PD është në një betejë për jetë a vdekje me armikun më të rrezikshëm të kushtetutshmërisë dhe ligjit që është Edi Rama.
Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Opozita që sot ndihet në çdo qelizë të vendit shumicë do t’ju tregojë këtyre që sillen gangsterë në çdo gjë se si është vota e lirë. Opozita ka popullin dhe të drejtën dhe fuqinë e tyre ata janë drogën dhe gangsterët.
Si mund të hyjmë në zgjedhje? Pa Edi Ramën, zbardhje e plotë e dosjeve 339 dhe 184 dhe adresim të ndryshimeve në ligj. Duhet të ikë me çdo kusht Edi Rama dhe infrastruktura kriminale që manipulon zgjedhjet. Vendi po shkon drejt përplasjes civile. E sigurt”.
“Rrezikojmë një “97” të dytë?” – e pyeti gazetarja Mirela Milori. “Se çfarë do të jetë do ta shohim. Vendi po shkon drejt një sakrifice” – tha Berisha. ©LAPSI.al






You must be logged in to post a comment.