‘The Mister” libri i cili portretizon shqiptarët si kriminelë dhe injorant i shkruar nga autorja e librit erotik ’50 Shade of Grey” shkaktoi mjaft polemika dhe reagime nga më të ndryshmet.

Qirjako Qirko, ambasadori shqiptar në Londër, shprehu indinjatën e tij duke thënë se libri i portretizon bashkatdhetarët e tij si kriminelë, primitivë dhe krijon perceptime negative.

Në një prononcim për Daily Mail ambasadori shqiptar thotë për se kjo është e papranueshme dhe shumë larg realitetit të Shqipërisë, që është një vend mëse i sigurt për të huajt e për vendasit.

“Me vjen keq që ky roman me këto informacione krijon një perceptim kaq negativ për vendin tim, shqiptaret janë populli më i mirë që ju mund të takoni në jetën tuaj. Në Angli jetojnë 120 mijë shqiptarë por vetëm disa individë janë kriminele”, është shprehur ambasadori.

Trending