Edhe pse Shefi i Shtabit Zgjedhor të BDI-së Izet Mexhiti në një intervistë në Tv1 u mundua të arsyetohet se falë votave të BDI-së Stevo Pendarovski shënoi fitore në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale.
Sipas tij, ishin afër 50 mijë votat shqiptare të Bashkimit Demokratik për Integrim, që shkuan në konton e Stevo Pendarovskit, mirëpo ky konstatim as për së afërmi nuk është i vërtet, sepse faktet flasin krejt ndryshe.
Nëse marrim edhe i analizojmë të gjitha votat që kandidati Presidencial Stevo Pendarovski mblodhi në komunat me shumicë shqiptare e vërteta është shumë e zymtë jo vetëm për Mexhitin, po për krejt BDI-në.
Tabela e më poshtme tregon shumë qartë se sa vota shqiptare mblodhi BDI-ja, për kandidatin Presidencial Stevo Pendarovski. Numër ky që nuk i kalon 20 deri 25 mijë vota.
Këtu duhet të kemi në konsideratë edhe një numër të konsiderueshëm të votave të PDSH-së, së Thaçit në Tetovë, Saraj dhe Studeniçan dhe në vendbanimet tjera, si dhe të Alternativës së Gashit, kryesisht në Çair dhe Kumanovë.
1. Likovë 1669
2. Kumanovë 1300
3. Haraçinë. 895
4. Saraj 3700
5. Zhelinë 878
6. Bërvenicës. 450
7. Tearcë. 950
8. Bogovinë. 1547
9 Vrapcisht 1200
Ndërkaq, sa u përket qyteteve më të mëdhaja si Tetova, Gostivari, Kërçova, Dibra dhe Struga, duhet theksuar se në këto qytete ka votues të konsiderueshëm maqedonas, dhe vetë LSDM-ja ka një mbështetje të konsiderueshme si dhe partitë PEI e Fiat Canoskit, partitë rome e turke që janë pjesë e koalicionit të cilët poashtu kanë kontribuar në numrin e përgjithshëm të votave të grumbulluara
Shih të dhënat e mëposhtme:
Tetovë. 8203
Gostivarë 6737
Kërçovë 6973
Dibër 3160
Strugë. 7237
Andaj pretendimet e Shefit të Shtabit të BDI-së Izet Mexhiti , nuk janë aspak të vërteta, por ky numër është dyfish më i vogël nga pretendimet e tij dhe tendenca është të rriten numrat për të shpëtuar sadopak imazhin e tyre para LSDM-së dhe kryeministrit Zaev.
Gjithashtu në funksion të kësaj janë edhe lajmet tendencioze të rrejshme të liferuara ditën e djeshme nga mediat e afërta me BDI-në, ku pretendohej se Prof Reka ka marrë rreth 7000 vota të pastra maqedonase në vendbanimet maqedonase edhe atë duke përmendur qytetet Manastirin, Krushevën, Ohrin, Prilepin Velesin e qytete tjera ku jetojnë një numër i konsiderueshëm shqiptarësh, e që këta pa fije turpi I quajtën maqedonas. Sigurisht se lajmet e këtilla janë të qëllimshme dhe ideja ishte të tregohet se profesori Reka i mbështetur nga opozita shqiptare nuk kanë marrë 80 mijë vota shqiptare por 70000, dhe me pretendimet e tyre për 50 mijë vota të BDI-së duan që të zbusin dallimin që shqiptarët bënë me 21 prill. /fol.mk





You must be logged in to post a comment.