
Poeti Fran Ukcama foton e aleances se djathte e ka marre subjekt humori duke shkruajtur keto vargje
– humor, miqesisht-
1..
Një ditë te pazari i zogjëve,
Lypa t` blejë një kanarinë,
Me çmim të lirë
Merret këtë më tha shitësi,
Varja është hibrit,
Lekët m`i mori po ma nguli,
Nuk këndon, cicerone,
Zhurmplot, bën si Luli..
Lufton Luli ka të drejtë,
Kur të ngjitet në pushtet,
Historia do të shkruaj,
I pari Kryeminister që në karrike erdh,
Për mertë, shan pa pra vendin e vet,
E dyta, është filohollandez,
Kjo më ngjan pak me cen!
2..
Monika zonjë, nuk dua ta përgojoj,
Tek ne burrat s` merren me gratë,
Dua t`i them, shkurt e qartë.
shumë zanin mos e ngri lart,
ty n` baltë të lane ushtarët,
Presedentin ke n` krevat,
Je me fat, por me aleatet mos e zgjat,
Moj Monikë,
Kam frikë,
Se se ha dot me Europë e Amerikë..
3..
Fatmir ky derziu, nga Fieri n` Tiranë mbiu,
E stërvit për gjah dhelpra,
Tash lyp mjaltë, mish e petulla,
Tridhjetë vjet po në një klasë,
Miliarder me thasë pa thasë,
Gërdecin e ka nga pas,
Po i shpetoi Spakut o vella,
Bota drejtesi më nuk ka..
4..
Va i Dejsit ka rritë trim,
Hidraulik, axhustator,
Jurist I rritur n` hije me zor,
Falco nje agronom,
Vjen Nard Ndoka prush e tym,
Urish gati për luftim,
për luftim t` ruaj karriken,
gati asht ta luaj dhe pykën,
kur ia lyp regjisori,
grushtat i plas te krahnori..
5..
Sa për Dashin mor vllëzer,
më ngjan me një markë tjetër,
me fjalor shqip e turk,
një tiranas me pambuk,
kur kërcnon more jahu,
Dajti thotë, medet, ku-ku.
Me një fjalë, thënë me nge,
Simbol, politika e re..
6..
Agroni
si sportist voliebolli,
Politikën mirë e voli,
Se fundi agrarën mori,
Me euro e me dollar,
E bleu, u ba lider-kryetar,
Tash e mbas Duka i Parë,
E don Durrsin ta marrë,
T` bahet be, e t` çajë më pallë!
7..
Shpetimi si veriu,
Herë te Basha herë të Rama,
pa ushtar e zuri flama,
partisë mundohet t`veje arna,
deputetet e lanë te lana,
për kolltun e për vulën,
Duele grekut i puth sumën..
8
Dule Greku, Dule dropulli,
Sterrosur si luleshtogu,
Pas u qepet qysh që moti,
Pushtetve, i moli, i ropi,
Pjekur surratit si keku,
Ha buke shqipje bën punë greku.
Kendej han edhe lepi,
Në Athinë, zi e më zi,
Te kolltuku e paska hallin,
Dje armik,
Sot byth` e brek me Idriz çamin!
9..
Gjith këta te vetperzhitur,
Kanë ustanë, i ka rradhitur,
I rradhitë, sust me komandë,
Ujku u vjetër , ujk i çartë,
Me një hu që mban në dorë,
E kthen n` kallashnikov,
Ii drejton si regjisor,
janë artist- amator..
E kush thoni, mor amani,
Sali beu tropojani..
Ma tej nuk e gërgas,
Se mos nxehet e përplas,
Llafe e fjalë jo të burrit,
Me dyfek e stil të hunit,
Por i thëm, të dua Bacë,
Kuvendin shtruar bashkë,
Je i dituri,
Je i tunduri,
Tek unë s`hyn fjala me hu,
Besa lidhë asht mbi kanu!!
10..
Një mëllef e kanë të kallun,
Keq e kanë me Edi Ramën,
Si thonë, dhelprat me hile,
S`e kem me Partinë Socialiste,
E kam me kallamin, llozin,
Atë pra me Ed Bajlozin,
Po ia morëm kalanë sivjet,
Do ta mbajmë tridhjet vjet,
Edi qesh,
Edi hajgaret,
Nuk ua jap, arat, livadhet,
As qytetet, as katundet as stanet,
Nuk ua jap vulat e mia,
Para m` prinë historia,
Kurt a shpie Shqiperinë në Europë,
Luli do t` jetë refugjat,
Ju të tjerët brenda në Gropë..
Kerleshet si dragua Saliu,
O Ed deshtaku i ziu,
Do t` bien puplat dhe kallaj,
Gjëj birucë a vrimë miu,
Se s` vonon erdh 11 Maji!
Falmeshendet o miq me nder,
Ktheni n` udhen që ka vlerë,
Si vendoset rendi, liria,
Kush ne fron e kush te shpia,
E ka thënë historia,
Treqind vjet demokracia..
T` ju kujtoj, se Enveri keshtu e pesoj,
Do çante n` shtigje te reja,
Vendit i ra rrufeja..
Druaj sip o shkon puna,
Piedestalet bosh do të mbeten pa statuja!





You must be logged in to post a comment.