Rama kishte premtuar se që një vit më parë do rë fillonin punimet për aeroportin e Vlorës, por sot, 10 muaj më pas ëndra e investimit më të madh të ardhur nga Erdogani është shuar. Konsorciumi turk i kompanive Cengis Construcion, Kalyon Construction dhe Kolin Construction, i lidhur shumë fort me pushtetin e Rais-it të anadollit është tërhequr nga koncesioni për zhvillimin e Aeroportit të Vlorës. Sipas burimeve nga ministria e Infrastrukturës turqin nuk kanë zbatuar afatet e vendosura për koncesionin nga qeveria shqiptare. “Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët” thuhet në njëoftimin e ministrisë.
Kurioz është fakti së më tepër sesa një projekt rentabël ekonomikisht kjo nismë pati nisur një një fryt i mardhënies Rama Erdogan. vetë kryeministri shqiptar, pas një vizite në Turqi tek presidenti turk në janar 2018 shpalli interesin e kompanive Cengis Construcion, Kalyon Construction dhe Kolin Construction për ndërtimin e aeroportit. Vetë Rama tha se përpos kësaj vepre, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do ta “ndihmonte” me krijimin e një kompanisë ajrore shqiptare.
Ju do te pyesni po Air Albania
U harxhuan ca milion euro per reklame qeveritare dhe kaq ,hic gje e madhe.






You must be logged in to post a comment.