Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës që po mban në Milot para mbështetësve të opozitës, teksa e quajti kryeministrin si të korruptuar, tha se në 6 vite i vuri shkelmin demokracisë dhe shtetit ligjor.

“Më lejoni te shpreh mirënjohjen time masive këtu në Milot. Njësoj si shumë shqiptarë sot, edhe vendi ynë ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm ku e ka sjellë njeriu më i korruptuar, më i paaftë dhe më i inkriminuar që njeh historia e pluralizimit, arroganti, hajduti, mashtruesi Edi Rama, i cili me bandën e tij brenda 6 viteve i vuri shkelmin demokracisë dhe institucioneve të drejtësisë, shkatërroi ekonominë, uli oligarkët në krye të pasurive të shqiptarëve dhe vrau shpresën duke detyruar gjysmë milioni shqiptarë të braktisin shtëpitë e tyre.

Shumë prej jush kanë ardhur këtu në mbështetje të kauzës jetike për zgjedhje të lira, sepse e dinë shumë mirë se pa zgjedhje të lira nuk mund të ketë dalje nga varfëria e tejskajshme”, tha Basha.

Trending