TIRANE, Shqipëri – Prokurorët kanë konfiskuar tokën publike në bregun shqiptar të perëndimit që ishte shitur në mënyrë të paligjshme ose në pronësi të një ish-ligjvënësi dhe zyrtareve të tjerë shkruan faxnews ne USA.
Prokurorët sekuestruan 30 hektarë tokë publike në rrethin e Lezhës, 50 kilometra në veri-perëndim të kryeqytetit, Tiranë, që vlerësohet të jetë me vlerë rreth 40 milionë euro.
Arben Ndoka, një ish-ligjvënës dyshohet se ka falsifikuar dokumentet për tokën që të shiten me vone me çmime të fryra për zhvillim si vendpushime turistike ose me çmime simbolike për pronarët fiktivë.
Ndoka, i cili është nën arrest shtëpiak, mohoi akuzat.
Shqipëria po punon në luftën kundër korrupsionit si pjesë e përpjekjes së saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
foxnews






You must be logged in to post a comment.