Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit në zonën e nohur si “Akullorja”, ku një automjet i drejtuar nga një 48-vjeçar me iniciale A.L., ka aksidentuar 23-vjeçarin me iniciale M.LL .

23-vjeçari është transportuar në në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë ku fatkeqësisht edhe ka ndërruar jetë.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin e rëndë është Artan Lushaj, 48-vjeç, biznesmen i njohur, pronar i disa bizneseve import eksporti, si dhe pronar i Universitetit privat “ILLYRIA” në Durrës. Biznesmeni, i cili flitet se është edhe mik i familjes Berisha, është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme ndërsa mbetet për t’u parë nëse ai do konsiderohet apo jo fajtor për këtë aksident, shkruan neësbomb.al.

Trending