Pavarësisht premtimeve të kryeministrit me “Paktin për Universitetin” për përmirësimin e kushteve për studentët dhe përmbushjen e qëllimeve të tyre për një arsim më cilësor, mosarritja e disa rezultateve konkrete duket se kanë ringjallur sërisht pakënaqësitë tek studentët, dhe kjo është vënë re edhe në pritjet me protesta që ata i kanë bërë kryeministrit në rrethe, siç ishte rasti i Shkodrës.

I ftuar në “360 Gradë”, zërave se protestat studentore masive do të rifillojnë sërish nëse nuk përmbushen pikat e kërkuara nga studentët, rëndësi mbrëmjen e sotme duket se iu ka kushtuar pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori, i cili është shprehur se tani janë kushtet objektive që studentët të shpërthejnë sërish.

Pjesë nga biseda në studio: 

Zheji: Me studentët ça do bëhet. Në qershor i mbarojnë studimet. Do dalin prap në protestë

Qori: Askush nuk e di kur do rishpërthejnë studentët.Unë mendoj që janë kushtet objektive që ata të rishpërthejnë. Protesta e studentëve e ka pasur këtë të mirë dhe të keqe njëkohësisht. Janë spontane dhe nuk i fishkëllen dot njeri. Gjithçka është qesharake. Shqetësimet e studentëve janë po aty.  Po kur fushën e zenë elefantët, shtresa e tretë më të papërfaqësuarit tërhiqen. fax.al

Trending