Me dëshirën që të shprehim pak, nganjëherë flasim shumë. Njeriu në përgjithësi, pa marrë parasysh bindjeve të tij, shtyhet të veprojë nga ndodhitë e jashtme, por edhe nën influencën e nevojave të brendshme. Duke patur një ideal, ai zakonisht drejton aspiratat dhe gjykimet e tij në atë drejtim.
Unë shpeshherë flas për dogma, të cilat thjeshtë janë të krijuara si ligje falso apo të rrejshme, nga interesat e ndryshme politike, fetare apo edhe tradicionale. Janë këto ligje të rrejshme që janë përdorur gjatë gjithë njerëzimit nga shtete, dhe në favor të një pakice të organizuar, për të përdorur dhe shfrytëzuar një shumicë të paorganizuar. Si popull shqiptar më duket se kemi vuajtur dhe vuajmë akoma nga këto dogma, shumë herë më tepër se popujt e tjerë. Duke folur shpeshherë për të kaluarën, unë dua që historia të përdoret si një gjyq, që një ditë duke njohur gabimet, të pastrojmë së pari shpirtin tonë që ka pranuar këto utopira, dhe të cilat duhen të shkunden që të pastrohemi njëherë e përgjithmonë nga rrodhjet e tilla. Kjo nuk do na çojë në rrugën e perëndimit, por do na mundësoi të ndërtojmë vlerat e perëndimit në shtëpinë tonë.
Si pjesetarë i diasporës, edhe unë si të gjithë të tjerët jam i destinuar të jetoj i izoluar nga interesat e ditës, dhe kjo më ka mundësuar të jem i pamvarur jo vetëm në opinionet e mia por edhe në paragjykimet e të tjerëve. Interesi im, ashtu edhe siç është dëshmuar i të gjithë diasporës kalon përtej atij personal, biles në shumicën e rasteve duke dëmtuar jetën personale. Ka qenë pasioni për të parë popullin tim të lirë, i edukuar në një rrugë ku vlerat do të dominojnë drejtësinë shoqërore, dhe mbi të gjitha e drejta që të kultivojë bukurinë dhe vlerat e kombit tonë, me dëshirë që ne të jemi gjeneratat e fundit që kanë fatin dhe destinacionin e vetëzhdukjes. Kjo luftë iderash për të ndihmuar kombin tonë, pa pritur mirënjohje, na mundësonë një paqë shpirtërore dhe mendore. 
Leximi dhe studimi ka qenë pasion personal i flaktë, me vetëdije të plotë kam kuptuar dallimet në grupet njerëzore faktikisht janë dallime false, të shtyra nga ndikimet e brendshme. Kohëzgjatja e tiranëve është mvarur nga dëshira dhe inferioriteti moral i ndjekësve të tyre. Liderët duke u shndërruar në një formë diktatori kanë ngulur në shpirtin e një numër ndjekësish të tyre ideologji degjeneruese, të cilët sa më shumë kalben aq më shumë dëmtojnë popullin e tyre, dhe duke u verbuar shikimin e mendjes mundohen për ta ndarë vëllaun me vellanë, duke i shtyrë në konfliktë me njëri tjetrin, dhe me moton nda e sundo ti kthejnë në favor të tyre. Këtu është baza e të gjithë fyerjeve ndaj diasporës që ndëgjojmë në kohët e fundit.
Ndërtimi apo rindërtimi i një rruge të drejtë do të kërkojë një punë të palodhshme, edukim, art, studime shkencore mbi të gjitha të rinisë sonë

Vullnet Dervishi kyetar i shoqates Valet e liqenit ne chicago

Trending